Gazeta Shqiptare

Basha, thirrje për dialog: Të zgjidhim krizën

Kreu i PD- së: Jemi përballur me shantazhe dhe fyerje, por nuk tërhiqemi nga beteja jonë "Zgjedhjet një farsë, ndaj nuk regjistroh­emi"

- Valentina Madani Njoftim Njoftim

Kreu i opozitës, Lulzim Basha apeloi dje që t'i jepet fund krizës politikë dhe të dialogohet në funksion të zgjidhjes. Sipas tij, kjo zgjidhje nuk mund të jetë më shumë oksigjen për krimin. Në ditën e 52 të protestës, kryetari i PD- së, Lulzim Basha i bëri thirrje sërish kryeminist­rit për dialog, në mënyrë që t'i jepet fund krizës politike. Gjatë një bashkëbise­dimi me shkrimtarë­t, ndërsa në mbrëmje me 27 kryetarët e partive aleate në çadrën e protestës, Basha insistoi në kërkesën e tij për qeveri teknike, në mënyrë që sipas tij, t'u hapet rrugë zgje- dhjeve të lira. "Duam dialog. Tash 5 ditë presim dhe dora e shtrirë për një dialog paqësor dhe konstrukti­v pa kushte refuzohet nga ai që është mësuar t'i flasë popullit të vet me monologë që s'japin zgjidhje. Por kurrë nuk është vonë. Edhe sot nga ky shesh, dora për dialog mbetet e shtrirë për t'i dhënë fund krizës. Por ne nuk tërhiqemi nga

zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe nga qeveria teknike. Edhe sot kërkesa jonë nga ky shesh është t'i japim fund krizës politike me një dialog në funksion të zgjidhjes, por zgjidhja nuk

mund të jetë më shumë oksigjen për krimin dhe drogën, por përmes një qeverie teknike për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", theksoi kreu i PD- së. Basha më tej falënderoi edhe par- titë që nuk janë në koalicion me PD- në, por që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeveri teknike. "Falënderoj­më me mirënjohje të thellë të gjitha ato parti që s'janë pjesë e koalicioni­t tonë, por që mbështesin kauzën tonë. Faleminder­it dhe mirënjohje të thellë për ju që na mbështesni në kauzën tonë, gjithmonë nëse jeni të sinqertë!", ishte mesazhi i Bashës drejtuar LSIsë, që së fundmi është shprehur për qeveri besimi. Lideri i PD vuri në dukje se opozita Kreu i PR- së, Fatmir Mediu u shpreh se opozita është e vendosur për zgjedhje të lira dhe nuk ka kthim mbrapa. Ai tha se asnjë karrige nuk vlen sa shenjtëria e votës së qytetarëve. Mediu u shpreh se opozita nuk pranon që shqiptarët të konsideroh­en si njerëz të dorës së dytë.

nuk do të lejojë kurrë gjuhën e konfliktit dhe ndarjes së shqiptarëv­e. "I themi jo konfliktit, jo gjuhës së përçarjes, jo ndarjes së shqiptarëv­e. Dita e fitores është afër. Përbetimi ynë kalon kufijtë e çdo partie politike, është përbetimi për Shqipërinë evropiane, për Shqipërinë e lirë, pa drogë dhe pa krim. Ne nuk e kërkuam këtë betejë, por na e dhanë ata që menduan se një popull mund të vidhet, mashtrohet, shkelet me këmbë dhe të mashtrohet me vjedhjen e zgjedhjeve. Erdhëm në këtë betejë për të bashkuar shqiptarët në rrugën drejt zgjedhjeve të lira", deklaroi z. Basha. Gjatë bashkëbise­dimit me shkrimtarë­t, Basha përmendi se jemi në prag të muzgut të republikës së vjetër siç e cilëson ai, duke shtuar se përbetimi i ndërmarrë është përtej partive politike. "Jemi përballur me shantazhe, me fyerje, me gjuhën e drunjtë të një njeriu të pashpirt. Jemi përgjigjur përditë me të vetmen monedhë që njohin shqiptarët evropianë, qëndresën demokratik­e për të mos i lëshuar asnjë kolonë krimit me mbështetje qeveritare. Muzgu i republikës së vjetër po bie, agimi i republikës së re po lind. Jemi të gjithë bashkë dhe kemi marrë një përbetim, që tejkalon kufijtë e çdo partie politike, është i madh dhe fisnik sa vetë atdheu ynë. Ne nuk e kërkuam këtë betejë, por na e dhanë ata që menduan se një popull i tërë mund të shkelet me këmbë, mund të mashtrohet dhe mund t'i mbyllet goja me zgjedhje të diktuara nga krimi, që është vjedhja e të drejtës sovrane të një populli të lirë", deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha , dje te “çadra e lirisë”
Kreu i opozitës, Lulzim Basha , dje te “çadra e lirisë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania