Gazeta Shqiptare

Taksat e makinave, zbardhet urdhri i Ahmetajt: Ja sa do paguani

Ministri i Financave, rregullat për taksën e qarkullimi­t dhe kolaudimin Urdhri hyn në fuqi sot, formula për mjetet e luksit

- Ornela Manjani

Përcaktohe­n kriteret e reja për pagesën e tak sës së qarkullimi­t të makinave dhe afatet për kolaudimin e tyre. Rregullat janë firmosur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në udhëzimin nr. 12, datë 4.4.2017, "Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008, "Për taksat kombëtare", të ndryshuar. Ndryshimi thelbësor është në mënyrën e llogaritje­s së taksës së qar- kullimit për mjetet e luksit dhe në llogaritje­n e afatit të kolaudimit të mjeteve, i cili do të jetë 365- ditor.

PAGESA E TAKSËS

Sipas ligjit në fuqi, taksa e regjistrim­it fillestar dhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficient­i fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburanti­t. Taksa fikse për llojin e karburanti­t është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficient­i sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidh­ur këtij ligji, dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0- 3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshë­m të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmëri­së së parashikua­r, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.

TAKSA

Taksa e regjistrim­it fillestar për automjetet luksoze paguhet nga pronari i mjetit në momentin e regjistrim­it fillestar të mjetit në drejtoritë rajonale të shërbimeve të transporti­t rrugor. Për efekt

të taksës së regjistrim­it fillestar për automjetet luksoze, për të vërtetuar se një automjet është luksoz apo jo, verifikimi bëhet me dokumentin teknik të origjinës së mjetit,

ku është përcaktuar nëse cilindrata e automjetit është e barabartë ose më e madhe se 3000 cm3, ose nga dokumentet financiare shoqëruese të mjetit, si kontratë noteriale,

faturë shitjeje, deklaratë me referencën doganore etj., ku është e përcaktuar se vlera/ çmimi i automjetit është i barabartë ose më shumë se 5.000.000 lekë. Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është taksë vjetore për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësish­t nga momenti në të cilin ajo paguhet. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. Kjo taksë paguhet në të njëjtin moment kur paguhet taksa vjetore e mjeteve të përdorura të transporti­t. E ardhura nga kjo taksë, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, drejtoritë rajonale, në momentin e vjeljes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmëri­së së parashikua­r, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.

 ??  ?? Faksimile e taksave të reja të makinave
Faksimile e taksave të reja të makinave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania