Gazeta Shqiptare

Vetëfinanc­imi i bashkive, dy taksa të reja me afat deri në 3 vjet

Ministri Ahmetaj: Pushteti vendor do të ketë të drejtë të vendosë taksa të përkohshme Transferta e pakushtëzu­ar do të rritet me 15.5 mld lekë në 2017

-

Bashkitë do të menax hojnë të ardhurat e tyre nga mbledhja e detyrimeve te subjektet dhe biznesi. Por, me ligjin e ri të vetëfinanc­imit, pushteti vendor ka të drejtë të vendosë taksa të përkohshme në një afat kohor deri në 3 vjet. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se edhe në këtë rast, duhet të saktësohet destinimi i fondeve. Drafti për vetëfinanc­imin e qeverisjes vendore, i cili u miratua në Komisionin parlamenta­r të Ekonomisë, parashikon të drejtën e bashkisë për vendosjen vetëm të dy taksave të përkohshme jo më shumë se 3 vjet. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj shpjegoi pas mbledhjes së komisionit, se nuk i lejon bashkitë të bëjnë abuzime me rritjen e taksave. "Do të kenë të drejtë të vendosin taksa të përkohshme. Në definicion­et e taksës së përkohshme deri në tre vjet jemi brenda parashikim­it të përkohshëm", - tha Ahmetaj.

BUXHETI

Edhe buxhetet e bashkive do t'i nënshtrohe­n rregullit fiskal me qëllim moskrijimi­n e borxheve. Komisioni i Ekonomisë miratoi projektlig­jin e qeverisë, i cili rregullon tërë sektorin e financave vendore. Bashkive nuk do t'u lejohet më të bëjnë parashikim­e të shpenzimev­e mbi kapacitete­t reale të mbledhjes së taksave, ndërkohë që në rastet kur një njësi vendore është në vështirësi të fortë financiare, vendoset nën mbikëqyrje­n e Ministrisë së Financave. "Në bazë të këtij ligji, bashkitë nuk do lejohen më të bëjnë parashikim­e të pabazuara, të rrisin shpenzime dhe të përfundojn­ë me detyrime të prapambetu­ra të papaguara, duke thelluar deficitin indirekt dhe duke ia ngarkuar pastaj të gjitha këto ngarkesa qeverisë qendrore", - deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ligji i ri për financat vendore përcakton për herë të parë se, të paktën 1 për qind e PPB- së do t'i shkojë si transfertë e pakushtëzu­ar buxhetore pushtetit lokal, duke siguruar një mbështetje më të madhe se aktualisht. "Transferta e pakushtëzu­ar do të rritet nga 15.5 miliardë lekë në 2017- ën, në të paktën 17 miliardë në 2018- ën", - tha Ahmetaj. Po ashtu, bashkive do t'u jepet mundësia të vendosin taksa provizore për një qëllim të caktuar, por jo më gjatë se tre vjet. Njëkohësis­ht, ligji përcakton se 2 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale të shkojë për bashkitë.

Komisioni parlamenta­r i Ekonomisë miratoi projektlig­jin "Për financat e vetëqeveri­sjes vendore", duke hapur rrugën që nisma e qeverisë të votohet në seancë plenare. Projektlig­ji parashikon të drejtën e bashkive për të vendosur deri 2 taksa të përkohshme në një periudhë jo më shumë se tre vjet. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se disa nga risitë e këtij projektlig­ji janë rritja e transfertë­s së pakushtëzu­ar nga buxheti i shtetit dhe disiplinim­i i financave vendore. Ministri Ahmetaj pranoi se gjatë konsultimi­t të këtij projektlig­ji me grupet e interesit, ka pasur debate me drejtuesit e bashkive. Pretendime­t e tyre, sipas tij, kanë qenë kërkesat për më shumë fonde. "Në bazë të këtij ligji, bashkitë nuk do lejohen më të bëjnë parashikim­e të pabazuara, të rrisin shpenzime dhe të përfundojn­ë me detyrime të prapambetu­ra të papaguara, duke thelluar deficitin indirekt dhe duke ia ngarkuar pastaj të gjitha këto ngarkesa qeverisë qendrore" Drafti për vetëfinanc­imin e qeverisjes vendore, i cili u miratua në Komisionin parlamenta­r të Ekonomisë, parashikon të drejtën e bashkisë për vendosjen vetëm të dy taksave të përkohshme jo më shumë se 3 vjet. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj shpjegoi pas mbledhjes së komisionit, se nuk i lejon bashkitë të bëjnë abuzime me rritjen e taksave.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania