Gazeta Shqiptare

"Ekzekutori i Artan Cukut, vrasës me pagesë, s'la gjurmë"

Gjenden disa rroba pranë vendngjarj­es, dyshohet se i përkasin autorit Hodaj: Veproi i vetëm, ishte i shpejtë dhe i saktë

- Xhensila Kodra

Vrasësi i Artan Cukut ishte një i vetëm. Au tori ishte i saktë në lëvizje, duke qenë se nuk ka lënë gjurmë". Kështu deklaroi dje kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, në lidhje me ekzekutimi­n e ish- komisarit të vrarë pak ditë më parë në hyrjen e pallatit të tij. Duke folur për emisionin "Opinion" në TV "Klan", Hodaj tha se ka qenë 1 autor i vetëm dhe ka qenë mjaft i shpejtë dhe i saktë në lëvizje, pasi nuk ka lënë gjurmë. Çka do të thotë se, sipas Hodajt, autori ka qenë profesioni­st dhe mund të jetë vrasës me pagesë. Gjatë deklaratës së tij, zyrtari i policisë nuk e konfirmoi faktin nëse Artan Cuku ka pasur një përleshje me autorin. Po ashtu, Hodaj bëri me dije se autori është larguar në këmbë, ku është futur në brendësi të lagjes së Tiranës së Re, duke përfituar nga mbipopulli­mi dhe lëvizja e madhe e njerëzve, çka e ka bërë edhe më të vështirë kapjen e tij. Hodaj theksoi se në vendngjarj­e janë gjetur dy lloj gëzhojash, që janë qëlluar nga dy armë të ndryshme, por ende nuk është konfirmuar nëse armët mund të jenë të atentatori­t apo të viktimës. Konkretish­t, në vendin e krimit policia gjeti dhe sekuestroi 7 gëzhoja, 5 prej të cilave ishin zbrazur nga një pistoletë, ndërsa 2 të tjerat nga një tjetër armë. Duke u nisur nga dinamika e ngjarjes, burime pranë hetuesve të çështjes thanë dje për "GSH" se kanë bindje të plotë që Cuku është përleshur me atentatori­n. Fillimisht u dyshua se dy plumbat e gjetur në vendngjarj­e mund të jenë shkrepur nga vetë ish- zyrtari i policisë ndaj agresorit, por që në vendin ku ndodhi vrasja nuk është gjetur asnjë pistoletë. Burime pranë policisë sqaruan më tej se në lidhje me këtë fakt janë duke hetuar se Artan Cuku mund të jetë qëlluar për vdekje nga dy persona. Dyshimet e policisë janë se në momentin që

Cuku mund të ketë pasur përplasje me autorin, i cili e priste në sheshpushi­min e pallatit ku banonte ish- zyrtari policisë, në sulm është hedhur edhe personi tjetër, që dyshohet të ketë qenë bashkëpunë­tor në krim. Sipas të njëjtave burime thu-

het se personi i dytë që ka qëlluar ndaj Cukut, fillimisht ka qëndruar në hyrjen e pallatit. Menjëherë pas krimit, forca të shumta policie kanë bërë krehjen e zonës ku banonte ish- komisari për të gjetur pistoletat e përdorura në ngjarje, pasi Ish- komisari Artan Cuku u vra me 5 plumba. 4 prej plumbave Cuku i kishte marrë në gjoks, ndërsa njërin në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20: 00 të së shtunës, në afërsi të Liqenit Artificial, në Tinarë. 42- vjeçarit iu bë pritë në hyrje të pallatit ku banonte, ndërsa vetëm pak minuta para vrasjes ai ishte ndarë nga familja e tij.

dyshohet se autorët mund t'i kenë hedhur ato. Ekspertët e kriminalis­tikës kanë marrë kampione nga duart e 42vjeçarit për të parë nëse ka mbetje të barutit, por përgjigja e analizave shkencore nuk ka mbërritur ende në duart e policisë. Ndërkaq, burime e lartpërmen­dura thanë më tej se pranë zonën ku banonte Artan Cuku, policia gjatë kontrollev­e ka gjetur disa rroba të hedhura, të cilat janë dërguar për ekzaminim dhe për të zbuluar nëse janë përdorur nga ndonjëri prej autorëve. Ndërkaq, pista kryesore për vrasjen e ish- komisarit është ajo për shkak të detyrës, pasi gjatë kohës që Cuku ka qenë në Vlorë, Fier e Tiranë ka hapur dosje të mbyllura, të cilat janë pasuar me arrestime të reja.

MBROJTE FAMILJES

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje familjen e ish- komisarit të vrarë mbrëmjen e së shtunës. Që prej dy ditësh, bashkëshor­tja dhe dy fëmijët e Artan Cukut ruhen me efektivë të policisë. Sipas policisë, kjo gjë është bërë për shkak të krimit të rëndë dhe në hyrje të pallatit e jashtë derës ku banon familja e Artan Cukut qëndrojnë nga 2 efektivë policie. Ndërkaq, në hyrje të pallatit qëndron edhe një polic privat, i cili mësohet se është punonjës i kompanisë së sigurisë private që zotëronte Artan Cuku.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Ish- drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku
Ish- drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku
 ??  ?? Pallati ku jetonte Artan Cuku
Pallati ku jetonte Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania