Gazeta Shqiptare

Vrasja e komisarit, Lala: Autori e priti në kafe

Ja identikiti i vrasësit

-

Gazetarja

e kronikës në "News 24", Klodiana Lala zb uloi dje të tjera detaje nga hetimet e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, që kanë në dorë dosjen e atentatit të pak ditëve më parë, ku mbeti i vrarë Artan Cuku. E ftuar në rubrikën "Opinion" në studion e lajmeve në "News 24", Lala sqaroi se tashmë prokurorët e kanë identikiti­n e vrasësit. "Është një djalë rreth 35 vjeç, i hollë, i gjatë, i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapele. Ky person e ka pritur Cukun kur ka hyrë i vetëm në pallat. Rruga për të shkuar tek pallati ka qenë e pashtruar dhe disi e veçuar nga Rruga e Kosovarëve. Kur ka hyrë në pallat, ai e ka kuptuar që do qëllohet dhe ka tentuar të shmanget duke thirrur një nga ashensorët. Ka thirrur ashensorin e tretë, në këto momente është qëlluar. Ka dyshime të forta që është përleshur me autorin, madje më herët ka thirrur ashensorin që t'i shpëtojë vrasësit, por kjo mbetet ende për t'u vërtetuar", tha Lala. Sipas saj, identikiti i vrasësit tashmë është i qartë për Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, madje ata po shpresojnë të arrijnë tek ai përmes gjurmëve, apo përmes ndonjë "gabimi" që mund të ketë bërë në momentin kur priste komisarin në hyrje të pallatit, por edhe ditët e tjera kur mund ta ketë ruajtur. Duke iu referuar rrëfimit të administra­tores së pallatit, Lala shton se kjo e fundit e ka parë vrasësin jo vetëm në hyrje të pallatit, por edhe në një kafe aty pranë. "Këto janë ngjarje të vështira për t'u zbardhur. Prokuroria shpreson që ai të ketë bërë gabime, të ketë lënë gjurmë diku. Pra, të jetë shfaqur me fytyrë jo vetëm atë ditë, por edhe ditë të tjera. Administra­torja e pallatit thotë se është përballur me të, ka biseduar. Ajo thotë që e ka parë edhe ditë të tjera, madje e ka parë të ulur në kafe", sqaroi Klodiana Lala.

 ??  ?? Klodiana Lala
Klodiana Lala

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania