Gazeta Shqiptare

Prelë Daka: Nuk e vramë ne Artan Cukun

76- vjeçari: Çështja u mbyll me Kanun, Artani dhe familja e tij u betuan në xhami Babai dhe vëllezërit e Agim Dakës mohojnë përfshirje­n në krim

- Xhensila Kodra Senad Nikshiqi

Vrasja e ish- zyrtarit të lartë të policisë Ar tan Cuku duket se ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit për të zbardhur sa më parë krimin e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së shtunës. Burime pranë policisë pohuan dje, se të tjerë persona janë marrë në pyetje në lidhje me atentatin e bërë ndaj 42- vjeçarit në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, te "Rruga e Kosovarëve". Mes personave të shoqëruar, polica ka marrë në pyetje edhe dy vëllezërit e Agim Dakës, i cili në vitin 2005 u vetëvra në Komisariat­in Nr. 4 me armën e shërbimit të Cukut. Fillimisht, Bujar dhe Florin Daka u shoqëruan në Policinë e Shkodrës, ku u morën në pyetje për disa orë me radhë, dhe më pas u sollën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Dy vëllezërit janë marrë në pyetje veçmas njëri- tjetrit, por të dy kanë mohuar përfshirje­n e tyre në krim. Ata kanë treguar se ngjarjen e kanë mësuar nga mediat dhe se në momentin që ka ndodhur vrasja e Cukut, ata kanë qenë në banesën e tyre, në qytetin e Shkodrës. Sipas dy vëllezërve, njëri prej të cilëve me precedent penal, kanë treguar se ngjarjen e vëllait të tyre e kishin mbyllur, dhe se me Artan Cukun i kishin sqaruar gjërat vite më parë dhe nuk kishin më asnjë punë me të. Të njëjtën gjë pohoi për "GSH" edhe babai i Agim Dakës. Ndërkaq, edhe gjatë ditës së djeshme, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, apo persona të dyshuar se mund të jenë autorë të krimit. Mësohet se në mesin e të shoqëruarv­e janë edhe disa shtetas nga Vlora e Fieri, të cilët kanë pak muaj që kanë lënë Apeli

Administra­tiv kishte vendosur rreth tre muaj më parë që ish- zyrtari i lartë i policisë, Artan Cuku të dëmshpërbl­ehej me 12 paga nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit. Arsyeja e shpërblimi­t ndaj tij ishte për largim të paligjshëm nga puna. Vendimi është marrë më datë 2 shkurt të këtij viti dhe përcakton dëmshpërbl­imin, por jo rikthimin e tij në detyrë. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 30 ditëve, ndërsa marrja e dëmshpërbl­imit hyn në fuqi 6 muaj nga ekzekutimi i vendimit. Ish- zyrtari i lartë i policisë Artan Cuku, i cili u vra nga persona ende të paidentifi­kuar mbrëmjen e së shtunës, u shkarkua nga detyra në qershor të vitit 2014. Në atë kohë ai mbante postin "Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjik­e", pranë Drej- qelitë e burgut. Pas marrjes në pyetje, ata janë lënë sërish të lirë.

DEKLARATA

Prelë Daka, babai i Agim Dakës, hedh poshtë çdo alibi që mund të lidhet me fëmijët e tij si autorë të mundshëm të vrasjes së Artan Cukut. Ai shprehet se me familjen Cuku e ka mbyllur çështjen e vetëvrasje­s së të birit që para shumë vitesh dhe dy familjet janë pajtuar dhe nuk kanë asnjë konflikt. "Artan Cukun nuk e kam vrarë as unë, as djemtë e mi. Ne nuk kemi lidhje aspak me atë ngjarje ku mbeti i vrarë Artan torisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit. Por në atë kohë, ky sektor u shkri, çka solli dhe largimin e tij nga puna, për të mos u emëruar më në një funksion tjetër brenda radhëve të unifor- Cuku. Është e vërtetë që më përpara kemi pasur një konflikt për djalin tim që është vetëvrarë në zyrën e Artan Cukut. Megjithatë, pas dy vitesh nga ngjarja ne jemi pajtuar me ta dhe kemi mbyllur çdo gjë. Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi asgjë me ta më që në momentin kur familjet tona janë pajtuar dhe kanë mbyllur këtë konflikt që ka qenë në atë kohë. Policia ka ardhur dhe kanë shoqëruar dy djemtë e mi, Bujarin dhe Florinin, dhe kanë kontrollua­r banesën. Më pas policia është larguar bashkë me dy djemtë, ndër- mave blu. Artan Cuku do të ngrinte padi në Gjykatën Administra­tive të Shkallës së Parë, e cila i dha të drejtën e rikthimit në punë. Por çështja do të apelohej nga ana e Avokaturës së Shtetit, që në kohë që ne nuk kishim asnjë ide se çfarë kishte ndodhur", - tha babai i Agim Dakës. "Pas 24 orësh i kanë liruar sepse janë të pafajshëm. Nuk e di çfarë të them më shumë, por di të them se ne nuk kemi asnjë konflikt me familjen Cuku. Unë e di që familja e Artan Cukut kanë deklaruar pas kësaj ngjarjeje se ne nuk kemi lidhje dhe të shohin se kush janë autorët e kësaj vrasjeje. Kjo është e saktë, ne s'kemi lidhje me atë vrasje", - thotë më tej 76- vjeçari. Gjithashtu, Prelë Daka shprehet se çështja me famil-

këtë rast përfaqëson­te interesat e Policisë së Shtetit si palë e paditur, dhe Apeli Administra­tiv ka vendosur ta dëmshpërbl­ejë atë me 12 paga, por jo rikthimin në punë. jen Cuku është mbyllur prej afro 10 vitesh dhe është mbyllur sipas zakoneve, me Kanun. "Në fakt kjo çështje është mbyllur prej shumë kohësh. Ka rreth 10 apo 11 vite që është mbyllur ai konflikt. Ne kemi edhe kasetat me pamjet filmike që i kemi dorëzuar në polici. Kjo çështje që kemi pasur është mbyllur sipas zakoneve që kemi, pra me Kanun. Ka qenë prezent edhe vetë ish- komisar Artan Cuku në të gjitha gjërat që kemi bërë familja jonë dhe familja e tyre. Atëherë familja e Artan Cukut dhe vetë Artan Cuku kanë bërë be në xhami se ata nuk e kanë vrarë djalin tim Agim Dakën, por se djali im është vetëvrarë në zyrën e Artan Cukut. Unë dhe familja ime e kemi besuar Artanin dhe familjen e tyre, pasi janë betuar në xhami dhe e kemi mbyllur atë çështje", - tregon më tej Daka. Ai tregon gjithashtu, se në momentin e vrasjes, djemtë e tij kanë qenë në Shkodër. "Ata e kanë thënë edhe në polici se kanë qenë në Shkodër dhe se s'kanë asnjë lidhje me vrasjen, dhe policia me të drejtë i ka liruar. Ata kanë treguar në polici se këtë çështje ne e kemi mbyllur para shumë vitesh dhe se nuk janë ata autorët e vrasjes së Artan Cukut. Kanë treguar se familjet tona janë pajtuar me njëra- tjetrën", - përfundon 76- vjeçari Prelë Daka.

 ??  ??
 ??  ?? Prelë Daka, babai i Agim Dakës
Prelë Daka, babai i Agim Dakës
 ??  ?? Faksimile e vendimit të gjykatës së Apelit Administra­tiv
Faksimile e vendimit të gjykatës së Apelit Administra­tiv

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania