Gazeta Shqiptare

“Zbulimi i 12 tonë drogë në Përmet u dekonspiru­a”

Magazina kishte 3 muaj që përdorej për depozitimi­n e hashashit, ja çfarë u gjet brenda Prokuroria: Rrëfimi i banorëve për punëtorët

-

Operacioni i zhvilluar pak ditë më parë në fshatin Pagri të Përmetit ku u sekuestrua­n rreth 12 tonë kanabis, dyshohet të jetë dekonspiru­ar. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë dje me dije se, duke u nisur nga dëshmitë e banorëve të zonës, në magazinën ku u gjet sasia e hashashit punonin një numër i madh njerëzit të cilët nuk njiheshin prej tyre, dhe se ata janë parë aty para se të shkonte policia. Po ashtu, në depon me kanabis u gjetën edhe elementë të tjerë që do t'u shërbejnë hetuesve për hetimet në vazhdim. Mesditën e së shtunës, SHÇBA në bashkëpuni­m me strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacioni­t të koduar "Pagri 2017", gjetën të ambalazhua­r në thasë plastmasi një sasi prej 11.650 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike u gjet në një nga tri ish- depot e Rezervave të Shtetit. Sipas policisë, kjo magazinë përdorej nga personat që e administro­nin si depo për të magazinuar ushqimin e bagëtive. Ndërsa, vetëm një ditë pas operacioni­t, në Komisariat­in e Përmetit pati shkarkime, përjashtim­e dhe nisje të procedimit disiplinor për disa efektivë dhe zyrtarë të policisë. Po ashtu, u arrestuan edhe 3 persona dhe 1 tjetër u shpall në kërkim. Dy nga të arrestuari­t janë administra­torët e depove dhe tjetri kryeplaku i fshatit. Kurse i kërkuari është administra­tori i tretë i depove. Në kuadër të operacioni­t të koduar "Pagri 2017", në njërën nga tri depot u gjet e ambalazhua­r në thasë plastmasi një sasi prej 11.650 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas policisë, kjo magazinë përdorej nga personat që e administro­nin si depo për të magazinuar ushqimin e bagëtive.

Nga dëshmitë e marra gjatë hetimit, rezulton se magazina ku u gjet sasia e drogës kishte rreth 3 muaj që përdorej për depozitimi­n e lëndës narkotike. Banorë të zonës kanë deklaruar para

hetuesve se në këtë magazinë punonin një numër i madh njerëzish të panjohur prej tyre dhe nuk i lejonin ata që të afroheshin tek ajo magazinë. Madje, sipas banorëve, këta të panjohur janë parë në këtë magazinë edhe

pak orë para ndërhyrjes së policisë. Gjatë ndërhyrjes policore nuk është gjetur asnjë njeri brenda saj ( magazinës), ndërkohë që ka pasur shumë elementë ( si ushqime, rroba etj.), që dëshmojnë se përpunuesi­t e lëndës narko-

tike kanë qenë deri vonë në ambientet e magazinës dhe më pas janë larguar. Sipas hetuesve të çështjes, duke u nisur nga gjurmët e lëna, duket se largimi i tyre është bërë me shpejtësi dhe dyshohet se ata mund të jenë lajmëruar nga persona brenda radhëve të uniformave blu.

 ??  ?? Droga e gjetur në magazinë
Droga e gjetur në magazinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania