Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës nga Gjiri i Lalëzit drejt Italisë, burg për 4 të dyshuarit, njëri lirohet

Dy shtetasit italianë dalin sot para gjykatës

-

Gjykata

e Krimeve të Rënda caktoi dje masën e sigurisë për 5 nga 7 personat e arrestuar të shtunën si pjesë e një grupi kriminal që kishte planifikua­r trafikimin e një sasie të konsiderue­shme kanabisi nga bregdeti i Gjirit të Lalëzit drejt Brindizit, Itali. Togat e zeza lanë në burg deri në përfundim të hetimeve 4 prej tyre, ndërsa për personin tjetër u caktua masa e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e". "Arrest me burg" u caktua për Eduart Sallakun, i cilësuar si organizato­ri dhe kreu i grupit, si dhe tre pjesëtarët e fisit Brahja, Gjon, Jurgen dhe Vitor Brahja. Ndërsa për Lazër Lazrin, pronar i njërit prej skafeve, u caktua "Detyrim paraqitjej­e". Sipas prokuroris­ë, ky i fundit ka bashkëpunu­ar me grupin në fjalë vetëm duke siguruar bidonët me benzinë për gomonen si dhe kishte rënë dakord që të ndihmonte në ngarkimin e lëndës narkotike në gomone. Ndërkohë që asnjëri prej të pandehurve të tjerë nuk ka pran- uar akuzat e ngritura ndaj tyre. Grupi i drogës u zbulua nga përgjimet telefonike. Prokuroria ka përcaktuar rolin e secilit në planin e trafikut, i cili nuk u arrit të realizohej. Ndërkaq, avokati i Eduart Sallakut deklaroi për mediat se prokuroria nuk ka asnjë provë për klientin e tij, pasi për aq kohë sa nuk ka drogë, nuk mund të ketë as akuzë. Si pjesë të këtij grupi, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar edhe dy shtetasit italianë Gianfranco Maiorano dhe Donato Carlucci, të cilët pritet të dalin sot para gjykatës. Në datën 5 prill, ky grup do të trafikon- te drejt Italisë sasi të konsiderue­shme kanabisi. Vitor, Jurgen dhe Gjon Brahja do të merreshin me transporti­n e drogës në skafin e Lazër Lazrit. Ndërsa në det të hapur prisnin dy italianët me një tjetër skaf. Gjatë hetimit të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, rezulton se Eduart Sallaku, në bashkëpuni­m me shtetasit italianë Gianfranco Maiorano ( me precedent penal në shtetit italian, më shumë se një herë) dhe Donato Carlucci, kanë bërë përgatitje­t e nevojshme për të trafikuar një sasi të konsiderue­shme lënde narkotike. Personat e lartpërmen­dur akuzohen për veprat penale "Trafikim i narkotikëv­e", mbetur në tentativë; "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale" dhe "Grup i strukturua­r kriminal".

 ??  ?? Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania