Gazeta Shqiptare

Takimi për kanabisin, kryepleqtë "përplasen" me policinë dhe prefektin Radovani

-

SHKODËR - Alarmi i policisë se në shumë fshatra të Shkodrës po përgatitet mbjellje masive e kanabisit ka bërë që prefekti Paulin Radovani, në një takim pa praninë e mediave të thërrasë kreun e policisë së qarkut, Alban Çela; administra­torë të njësive vendore, përfaqësue­s të bashkive dhe kryetarët e fshatrave. Gjatë takimit të djeshëm, Çela paralajmër­oi burgim për çdo kryetar fshati në rast se në zonën e tyre do të konstatohe­t qoftë një rrënjë e vetme e mbjellë me kanabis. Kjo ka rebeluar kryepleqtë, të cilët kanë ikur nga takimi. Disa prej tyre deklaruan se, "ajo që u tha në takim ishte absurde, pasi të gjithë fajin duan t'ua lënë kryepleqve. Duan të merren me ne kryepleqtë dhe nuk shkojnë të merren me ata që e kanë mbushur të gjithë Shqipërinë me drogë dhe e mbjellin kudo. Ne u çuam dhe dolëm jashtë mbledhjes, sepse nuk jemi dakord me atë që thonë, për të na e lënë të gjithë fajin neve. Nuk marrim urdhra nga ata, por nga bashkitë. Nuk marrim urdhra as nga prefekti Paulin Radovani, që jo e ka mbjellë, por ai me shokët e tij e kanë mbushur vendin me drogë komplet. Na thonë që të futemi në gardhe, oborre e shtëpi dhe të kontrolloj­më, por ne s'jemi për atë punë. Ne kemi detyrë t'i shkojmë mbrapa policisë dhe të bashkëpuno­jmë dhe jo të kontrolloj­më". Ndërkaq, Lekë Vukaj, kryetar i fshatit Hot i Ri në Njësinë Rrethina dhe Fran Radohina, kryetar i fshatit Bleran të Njësisë Rrethina pohuan se "nuk e ruan i gjithë shteti drogën dhe këta duan të fusin kryepleqtë në burg. Ne nuk kemi të drejtë të merremi me atë punë. S'kemi të drejtë të futemi nëpër avlli të kontrolloj­më drogën. Ne jemi gati të bashkëpuno­jmë me ta. Ne dolëm jashtë nga mbledhja, sepse drejtori i policisë tha se duhet që të arrestohem­i ne. S'mund të marrim ne përgjegjës­i për drogën, kur nuk e ruan e gjithë qeveria dhe shteti". se. ni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania