Gazeta Shqiptare

Tritol në makinë, ja si i shpëtoi atentatit Bashkim Brahimaj

Brahimaj u mbijetoi edhe 2 atentateve të tjera. I vranë vëllain në 2014 44- vjeçari : Mjetit tjetër i çanë gomat, ndaj kontrollov­a

-

Bashkim Brahimaj, vël lai i Isuf Brahimajt që u vra në gusht të vitit 2014, i ka shpëtuar mrekullish­t një atentati me eksploziv. Ka qenë vetë 44- vjeçari që ka pikasur lëndën plasëse që ishte vendosur në automjetin e tij tip "Benz" me targa AA 952 NA dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Mësohet se makina ishte e parkuar në lagjen "Pavarësia" të Vlorës, në vendin e quajtur "Rruga e Çipajve". Blutë kanë mbërritur shpejt në vendngjarj­e dhe kanë bërë të mundur çaktivizim­in e tritolit ( nëpërmjet një shpërthimi të kontrollua­r) që ishte vënë në pjesën e poshtme të shasisë, poshtë shoferit. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08: 00 të mëngjesit të djeshëm. Sipas hetuesve të çështjes, autorët e krimit kishin vendosur eksploziv tek "Benz"- i që ishte parkuar poshtë pallatit ku banon Bashkim Brahimaj, ndërsa makinës tjetër që përdorej më shpesh nga ai, autorët e krimi i kishin shpuar gomën. Kjo, me qëllim që 44vjeçari të hipte në makinën ku ishte vendosur sasia e tritolit. Ky nuk është atentati i parë i bërë ndaj vëllezërve Brahimaj. Për këtë arsye pista kryesore në të cilën po heton policia e qytetit bregdetar është hakmarrja.

DËSHMIA E BRAHIMAJT

Pas ngjarjes, blutë kanë marrë në pyetje Bashkim Brahimajn. Ai ka deklaruar se ishte duke dërguar vajzën në shkollë, kur ka kuptuar që në makinën e tij ishte vendosur një pako e dyshimtë. "Sot ( dje) kisha planifikua­r të udhëtoja me një makinë tjetër, por konstatova se asaj i ishte çarë goma.

Më pas shkova dhe pashë kamerat e sigurisë së pallatit, ku vura re se në makinën me gomë të çarë ka pasur dy persona. Dyshova, ndaj kontrollov­a makinën tjetër tip ' Benz', ku edhe konstatova sasinë e tritolit", ka

thënë 44- vjeçari. Bashkim Brahimaj, personi të cilit i është bërë sot atentat me tritol, nuk është emër i panjohur për policinë. Edhe më herët atij i është vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës, por në të dyja rastet ai

ka mundur të shpëtojë vetëm me plagosje.

ATENTATET ME TRITOL

Bashkim Brahimaj nuk është emër i panjohur për policinë, pasi atij i është vendosur edhe dy herë të tjera tritol poshtë makinës, por ka mundur të shpëtojë vetëm me plagosje. Atentati i parë ka ndodhur më 31 gusht 2013. Bashkim Brahimajt, i cili njihet dhe si Ermal Brahimajt, i kishin vendosur një sasi eksplozivi në makinën e tij "Benz ML" me targë AA 663 FB. Makina shpërtheu sapo Brahimaj kishte dalë prej saj, pasi e kishte futur në një lavazh. Ai mori plagë të ndryshme, por pa rrezik për jetën. Atentati i dytë ka ndodhur më 24 tetor 2013, kur i vendosën eksploziv në një motor "Piagio" në hyrjen e pallatit, por edhe në këtë rast ai arriti të shpëtonte. Për këto dy atentate akuzohet Julian Sinanaj. Bashkimi dyshohet se ka kryer trafiqe të ndryshme të lëndëve narkotike si heroinë, kokainë apo kanabis sativa në Holandë, Belgjikë, Spanjë dhe Gjermani.

 ??  ?? Vendi ku iu vendos tritol makinës së Bashkim Brahimajt
Vendi ku iu vendos tritol makinës së Bashkim Brahimajt
 ??  ?? Makina e djegur që u gjet në Fier
Makina e djegur që u gjet në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania