Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i 39- vjeçarit, policia: Elidon Mehmeti merrej me trafik droge

Makina e djegur në Mifol dyshohet të jetë e autorëve

-

VLORË - Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e vona të së dielës në lagjen "Pavarësia" të Vlorës, ku mbeti i vrarë me 15 plumba kallashnik­ovi 39- vjeçari Elidon Mehmeti. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku dje bënë me dije se viktima, i cili u qëllua për vdekje brenda në makinën e tij në rrethrrotu­llimin e Skelës ka qenë person me precedentë penalë për trafiqe të paligjshme. Pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se Mehmeti është arrestuar në shtetin italian për "Trafikim të lëndëve narkotike". Mësohet se ai merrej me skafe dhe kjo është një prej pistave ku po hetohet për zbardhjen e atentatit. Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se ekzekutimi i 39- vjeçarit të ketë lidhje me të shkuarën e tij kriminale. Pas ngjarjes që tronditi banorët e qytetit bregdetar, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, që sipas policisë mund të kenë dijeni në lidhje me krimin. Por, pavarësish­t hetimeve të bëra, ende nuk është bërë e mundur rënia në gjurmët e agresorëve. Ndërkaq, dyshohet se ekzekutorë­t e Elidon Mehmetit të jenë vrasës me pagesë. Po të njëjtat burime dje bënë me dije se në orët e para të mëngjesit të djeshëm është gjetur një automjet i djegur tek "Ura e Mifolit", në aksin nacional Fier- Vlorë. Mjeti dyshohet se u përket atentatorë­ve të 39- vjeçarit.

NGJARJA

Rreth orës 23: 00, persona të paidentifi­kuar ekzekutu- an me breshëri kallashnik­ovi Elidon Mehmetin, banues në Vlorë. Mësohet se ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip "Ford" me targa AA 709 HM drejt banesës së tij, kur u qëllua me armë zjarri nga një tjetër makinë. Dyshohet se Mehmeti është ndjekur nga autorët dhe është qëlluar në një moment kur makina, për shkak edhe të punimeve që po bëhen në zonë, ka qenë në limitet e shpejtësis­ë. Pasi ka lëvizur për rreth 50 m me makinën ndezur, mjeti është ndalur dhe 39- vjeçari ka tentuar të dalë për të kërkuar ndihmë. Breshëria ka terrorizua­r banorët e paktë që janë gjendur afër vendit të ngjarjes në ato momente. Kalimtarët janë afru- ar për ta ndihmuar, ndërsa autoambula­nca, e cila ka mbërritur në një kohë të shpejtë e ka shoqëruar në spitalin e Vlorës. 39- vjeçari ka ndërruar jetë në këtë spital për shkak të plagëve të marra. en. me.

 ??  ?? Viktima, Elidon Mehmeti
Viktima, Elidon Mehmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania