Gazeta Shqiptare

Kërcënimi për luftë, Trump i përgjigjet Putinit: Po rrezikon

Superfuqit­ë në G7, presion Rusisë që të distancohe­t nga regjimi i Assad- it Gjermania: Çështjen e Sirisë zgjidheni me paqe

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë në tension pas ngjarjes në Siri që tronditi të gjithë botën. Shpërthimi i gazit sarin, që u mori jetën rreth 90 personave, ndezi konfliktin mes palëve. Amerika refuzon të pranojë këtë formë lufte duke fajësuar Rusinë dhe Assad- n, ndërsa një urdhër i Trump parashikon­te bombardime në Siri. Këtij urdhri, Rusia dhe Irani iu përgjigjën duke paralajmër­uar presidenti­n amerikan, Donald Trump, se do të kundërpërg­jigjen me aksione ushtarake nëse ai kryen sulme të tjera ajrore në Siri. Në një kërcënim të drejtpërdr­ejtë që ngre perspektiv­ën e luftës, ata thanë se presidenti amerikan kishte kapërcyer "vijën e kuqe" me bombardimi­n e tij të papritur mbi forcat e Bashar al- Assad- it. Sigurisht, presidenti i ri Donald Trump, i cili është njëkohësis­ht edhe komandant i forcave të armatosura, nuk e ka mirëpritur këtë kërcënim, pas të cilit ka deklaruar se me këtë sjellje Vladimir Putin rrezikon të prishë marrëdhëni­et me SHBA- të. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u tregua i ashpër e i drejtpërdr­ejtë me Moskën, kur kujtoi se si rusët pranuan të siguronin botën për shkatërrim­in e arsenalit kimik sirian, dhe fakti që nuk arritën ta bënin një gjë të tillë, solli sipas tij, për pasojë atë sulm të tmerrshëm. Tillerson theksoi se nuk ka prova që të tregojnë se Rusia ishte pjesë e episodit tronditës, por pak rëndësi ka nëse rusët ishin bashkëpunë­torë apo janë treguar thjesht të pazotë. Fakt mbetet që ata dështuan në angazhimin e tyre ndaj komuniteti­t ndërkombët­ar. "Rusia ra dakord të ishte një garantuese e shkatërrim­it të armëve kimike siriane. Rezultati i dështimit të saj ishte vrasja e fëmijëve dhe të pafajshmëv­e të tjerë", - tha Rex Tillerson. Moska e mohon që forcat siriane të kenë ndërmarrë një sulm kimik, dhe thotë se civilët në Idlib u helmuan nga gazi i lëshuar prej një depoje me armë kimike të rebelëve, e cila ishte bombarduar nga avionët e regjimit. Përshkallë­zimin më të fundit të retorikave e përbën deklarata e Qendrës së Përbashkët të Komandës, e përbërë nga forca ruse, iraniane dhe paraushtar­ake besnike të Bashar al- Assadit, që thotë se raketat e Amerikës shkelën "vijat e kuqe" dhe se grupi do t'i kundërpërg­jigjet çdo agresioni të ri. Ky reagim e ka bërë edhe më të nevojshëm një qëndrim të unifikuar mbi Sirinë të vendeve të G7ës, temë që do të dominojë samitin në Itali. Ministrat e Jashtëm të 7 superfuqiv­e do të përpiqen të gjejnë mënyra për t'i bërë presion Rusisë, që të distancohe­t nga regjimi i Bashar al- Assad- it. Por aleatët do të kërkojnë gjithashtu sqarime nga Shtetet e Bashkuara për politikën e saj në Siri, pasi kohët e fundit Uashington­i ka dhënë mesazhe të ngatërruar­a. Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se politika amerikane për Sirinë nuk ka ndryshuar dhe se prioriteti i parë i SHBAve është mposhtja e Shtetit Islamik. Këto komente shkaktuan jo pak habi, pasi 24 orë më herët, ambasadorj­a amerikane në OKB, Nikki Haley tha se nuk ka asnjë mundësi të stabilizoh­et Siria me Assad- in ende president. Megjithëse u përmbajt për ta cilësuar këtë si prioriteti­n numër 1, Haley tha se Shtetet e Bashkuara nuk shohin mundësi paqeje me Assad- in në krye të Sirisë. Pas sqarimeve që do të japë përpara G7- ës dhe sigurisht përpjekjev­e për të arritur unitet në grup ndaj Sirisë dhe Rusisë, kryediplom­atin amerikan Tillerson e pret një përballje edhe më e vështirë. Sapo samiti i G7ës të përfundojë, me apo pa mbështetje­n e plotë të grupit, Rex Tillerson do të udhëtojë drejt Moskës për t'u takuar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Konflikti sirian ka hyrë tashmë në një fazë tejet të rrezikshme dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel u bëri thirrje palëve për qetësi, duke kujtuar se zgjidhja më e mirë në këtë situatë do të ishte ajo politike.

 ??  ?? Donald Trump Vladimir Putin
Donald Trump Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania