Gazeta Shqiptare

Trump, kërkesë gjeneralëv­e: Më sillni "opsionet" kundër Koresë

Sekretari i Shtetit: Nuk rrëzojmë regjimin e Kim Jong- ut

-

jenë opsionet që mund t'i prezantohe­n presidenti­t Trump, por ekspertët besojnë se sulmet parandalue­se mund të jenë njëra prej tyre. McMaster, edhe ky një këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, e përshkroi vendimin për devijimin e grupit goditës të Vinsonit drejt detit të Japonisë si "të matur", duke pasur parasysh modelin e sjelljes provokuese të Koresë së Veriut. Duke folur për "Fox News", McMaster tha se: "Është tejet e matur, apo jo? Presiden- ti i mëparshëm dhe presidenti Trump kanë rënë dakord se sjellja e tyre është e papranuesh­me, por edhe për atë që duhet medoemos denukleari­zimi i gadishulli­t korean. Presidenti na ka kërkuar të jemi të gatshëm, të ofrojmë një sërë opsionesh për ta eliminuar këtë kërcënim". Lajmi vjen pasi Trump urdhëroi goditjen me raketa "Tomahawk" të një baze ajrore siriane gjatë javës së kaluar, duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara shënjestro­jnë drejtpërdr­ejt regjimin e Assad- it gjatë luftës civile 6- vjeçare në Siri. Koreja e Veriut e denoncoi sulmin e Trump- it si një "akt të patolerues­hëm agresioni" dhe një të tillë që "justifikon miliona herë shtysën e tyre drejt të qenit një pengesë bërthamore". Të shtunën, admirali Harry Harris, komandant i Komandës amerikane të Paqësorit, devijoi kursin e "USS Carl Vinson" nga Singapori drejt Australisë, për në lindje të gadishulli­t korean. Grupi goditës i Marinës amerikane pritet "të operojë në Paqësorin perëndimor", në vend që të shkojë drejt porteve australian­e, siç ishte planifikua­r. Lëvizja e Trump- it vjen një javë pasi ai paralajmër­oi Kinën se do të ishte i gatshëm të vepronte edhe i vetëm në zgjidhjen e problemit të Koresë së Veriut. Edhe pse presidenti nuk e bëri të qartë se çfarë zgjidhjeje mund të jepte, Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ka këmbëngulu­r se nuk ekziston alternativ­a e rrëzimit të regjimit të Kim Jong- ut.

 ??  ?? Kim Jong- u
Kim Jong- u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania