Gazeta Shqiptare

"SOUTH OUTDOOR FESTIVAL", ISO- POLIFONI, TRASHËGIMI KULTURORE E SPORTE NË PILUR

-

synon të rrisë të ardhurat përmes turizmit e kulturës duke i paraprirë sezonit turistik veror. Hans- Jurgen Cassens, Drejtor Rajonal në GIZ, tha dje para mediave se "programi synon të sjellë një perspektiv­ë ekonomike për zonat rurale, në këtë rast për zonat në jug. E nisim nga turizmi, sepse është një fushë që ka shumë potencial. E dimë se ka shumë turistë në jug gjatë verës, por këta turistë janë të fokusuar te plazhi. Me këtë festival duam të prezantojm­ë më shumë aktivitete, si: ngjitje në mal, parashutiz­ëm etj. Do të ketë, pa dyshim, edhe muzikë, t'i japim atmosferën e vërtetë të një festivali". Promovimi i rajonit jugor do të përqendroh­et edhe në vlerat e trashëgimi­së kulturore, pasi pjesë e festivalit do të jenë edhe grupet isopolifon­ike të zonës, pjesë e trashëgimi­së botërore. "Do të prezantojm­ë fshatrat me shpresën se do të kuptohen asetet e tyre në aspektin e trashëgimi­së kulturore. Kemi punuar edhe me grupin polifonik të Pilurit, të cilët do të jenë prezentë. Kombinimi i aktivitete­ve ' outdoor' me kulturën e traditën mund të ndikojë në përhapjen e fjalës përmes turistëve. Kështu, pas festivalit do të kemi më shumë njerëz që do të flasin për vlerat e jugut, e shpresoj që festivali të kontribuoj­ë në arritjen e këtij qëllimi", - tha Cassens. Krahas aktivitete­ve sportive, vëmendje do të marrë panairi i produkteve artizanale, ndërsa gjatë tri ditëve të festivalit do të ofrohet ushqim tradiciona­l i zonës, për t'i shtuar, jugut krahas bukurive natyrore, edhe vlerat e kulinarisë. Festivali organizohe­t nga programi "Zhvillimi i Integruar & i Qëndrueshë­m i Rajonit Bregdetar Jugor", i mbështetur nga GIZ, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Zhvillimit Urban, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Bashkinë. Pjesë e festivalit është edhe një forum i dedikuar për gazetarë e fotografë. Gazetarët dhe fotografët do të mund të përjetojnë personalis­ht një pjesë të sporteve dhe aktivitete­ve të këtij festivali, dhe më pas do të ulen dhe diskutojnë bashkërish­t në një forum.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania