Gazeta Shqiptare

Kritiku është esencial për procesin krijues

Lekë Tasi: Mënyra si e shtyjmë tjetrin

-

fyer autorin, por duke e orientuar.

Po marrim këtë të dytin, dësh-

RROGETARET

Ka bile elemente, sa për njohuri, që akademia s'mund t'u arrijë as te këmba për nga azhurnimi me të dhënat e shkencës së sotme dhe ajo, i lë të mbijetojnë si rrogëtarë të dorës së tretë, me një mur të padukshëm por real rrotull, sajë syrit të saj vigjilent, mjaft që publiku të mos i dijë a janë gjallë. timin. Si mund të ecet përpara, të korrigjohe­n autorët e një fillimi të ri, kur të gjithë janë në për- punim brenda vetes; si do të ngrihet niveli i shijes, në qoftë se nuk ka seriozitet në këtë impenjim, ku dhe si çalon puna e artit në tërësi, fenomenet e përgjithsh­me, dhe ato të autorëve? Përveç kësaj, ka dhe punë jo origjinale, përkthime, përshtatje veprash të shquara nga bota. Sado me të meta të realizohen ose në mospajtim me nivelin e auditorit, ato e bëjnë një hap, prurja nga gjenitë botërorë duhet çmuar në punën e kolegut si një pasurim i kulturës së spektaklit, dhe për këtë duhet interesim, pra pjesëmarrj­e ( një shembull, monokomedi­a e Patrick Susnick "Kontrabasi", e shfaqur këto ditë, mes indiferenc­ës së skajshme). Ka pastaj edhe produkte origjinale por që shijohen nga një publik i ngushtë. Ftesa të kufizuara. Sa rehat ndihen t'i mbajnë frenat e artit tejpërtej epokave, duke bërë dallime edhe sot "ky po, ky jo". Elita e pak emrave që i gjen kudo, ka marrë tipare aristokrat­ike, s'merret me shkëmbime jashtë protokolli­t të pëlqimit të tyre, pale qasje edukative ndaj më pak të pajisurve, siç bënte ndjesë pastë LSHA me mjaft impenjim, sigurisht brenda radhëve edhe ajo. Sot jo. Rastis të dërgosh një pjesë në të dy teatrot kryesore, dhe s'të vjen asnjë përgjigje se ku ishte e meta.

Kurse një nga ata të samizdatit të djeshëm ( natyrisht, të parreziksh­ëm - përkthime nga poezia klasike angleze), që bëri njëfarë zhurme në sordinë para 50 vjetësh, madje u fol për botim, sot të mungojë krejt nga lista e shqipërues­ve. Ecje mbrapsht nga e kaluara? Të dalë ajo më liberale? Po ja: botime të këtij lloji, të kujtdo që mbetet jashtë kushteve që vendos elita e sotme në komoditet të plotë, dalin nga tipografia, për t'u rrethuar me heshtje. Në mënyrë që ata vetë atje matanë, mungues të mirëfilltë tanimë, të qeshin me fshatin tonë të madh që rreket të ngjasë gjoja metropol... Ka bile elemente, sa për njohuri, që akademia s'mund t'u arrijë as te këmba për nga azhurnimi me të dhënat e shkencës së sotme dhe ajo, i lë të mbijetojnë si rrogëtarë të dorës së tretë, me një mur të padukshëm por real rrotull, sajë syrit të saj vigjilent, mjaft që publiku të mos i dijë a janë gjallë.

* Piktor

 ??  ?? Në foto: Lekë Tasi
Në foto: Lekë Tasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania