Gazeta Shqiptare

Heshtja ogurzezë e nenit 449!

-

ikuara nga ky Kod dhe me kërkesë lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kanë marrë formë të prerë.

Ky qëndrim është zbardhur edhe në relacionin zyrtar që sho- qëron këtë Projektlig­j. Por, situata ndryshon në aktin që quhet: Raport për Projektlig­jin "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 "Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar. Raport i datës 21.03.2017, nëntë ditë përpara seancës plenare, ku këto ndryshime të Kodit të Procedurës Penale u aprovuan. Në këtë raport analizohen të gjitha ndryshimet nen për nen, nuk ka asnjë koment, analizë ose sugjerim për ndryshimin thelbësor të nenit 449 ( faqet 30- 31 të raportit), por në faqen 121 të këtij raporti ku është bashkëngji­tur Projektlig­ji i ndryshuar rezulton ky variant i nenit:

U ndryshua në momentet e fundit kështu

Neni 449 ndryshon si më poshtë:

2. "Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit".

Pikërisht ky ndryshim i fshehtë dhe joligjor në procedurë dhe moral tashmë e ka vrarë përfundimi­sht qëllimin dhe boshtin e reformës në drejtësi.

Sot e kësaj dite shqiptarët nuk kanë një dokument ose informacio­n zyrtar çfarë ka ndodhur në 30 mars 2017, ditën kur me 86 vota përpos ndryshimev­e të tjera, papritur pa asnjë arsyetim dhe procedurë është sanksionua­r ky pazar i fëlliqur politik.

Sot e kësaj dite asnjë shqiptar me dy pare mend dhe dinjitet kupton se kush kanë qenë arsyet e vërteta që kjo klasë politike hoqi nenin e rihapjes së dënimeve të formës së prerë dhe të pafajësisë, çka bie ndesh jo vetëm me propozimin përparimta­r të faktorit ndërkombët­ar ku e kish sanksionua­r rihapjen e vendimeve qoftë edhe pa afat, por edhe me moralin kombëtar që e keqja përherë duhet ndëshkuar.

Tashmë mbas 30 marsit 2017, ku kjo klasë politike antikombët­are amnistoi veten dhe krimet 27vjeçare në bashkëpuni­m me krimin ordiner dhe gjyqtarët e prokurorët argatë të saj dhe të vetes, asgjë nuk ka më kuptim, mbasi morën garanci, bëjnë sikur grinden për moral, por a kanë moral këta hipokritë kur moralin e vranë?! A kanë më moral t'i përmendin njëri- tjetrit, Gërdecin, 21 janarin, krimet e ' 97- ës, koncesione­t, grabitjet, tenderat, që tashmë i mbyllën me kapakun e pusetës së ligjit. Sepse dihet, në vendet me pseudodemo­kraci, mafia i harton ligjet si t'i leverdisë. Populli i përgjumur dhe i mashtruar e lë të flasë, por jo të marrë pjesë, dhe "një popull që fle, vdes, nuk rritet" thoshte Ismail Qemali.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania