Gazeta Shqiptare

Skënderbeu mbetet në garë, Tirana rrezikon kategorinë

Bardheblut­ë barazojnë me Teutën, por nuk shkëputen nga Flamurtari dhe Laçi Kampionët fitojnë në Vlorë me golin e Latifit

-

Skënderbeu nuk dorë zohet në garën për tit ullin. Korçarët fituan për herë të parë në Vlorë, që pas marrjes së titullit kampion një vit më parë në maj, me Liridon Latifin sërish protagonis­t, me një gol në fillimin e pjesës së dytë ashtu si një vit më parë, si për të treguar se kampionët nuk e dorëzojnë aq lehtë trofeun. Këtë herë përballë ishte një Flamurtar në nevojë për pikë, shumë luftarak, por jo i qetë përpara portës; qetësi që e kishte Skënderbeu për të marrë 3 pikët në ndryshim nga vlonjatët, të cilët tashmë e shohin veten vërtetë me një këmbë një kategori më poshtë. Flamurtari në fakt luajti me shumë dëshirë, por pagoi gabimet e mëdha përpara porte në pjesën e parë, si këto të Alvesh në të 18'- tën apo të Shkodrës në të 25'- tën. Ndërsa në fundin e pjesës së parë pati edhe një pretendim për penallti për top të prekur me dorë në zonë. Skënderbeu që në 35 minutat e para u kufizua kryesisht në qarkullimi­n e topit, përpara se të kishte mundësinë për të vajtur në pushim në epërsi, por Muzaka në të 36'- tën gaboi një gol të sigurt, ndërsa në të 39'tën rrezikoi dhe Gavazaj, por goditja e këtij të fundit ishte mbi traversë. Atë që nuk bënë në pjesën e parë, korçarët e bënë në fillimin e së dytës, kur Latifi nga një pozicion diagonal goditi bukur duke e dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi, Flamurtari nuk u dorëzua, por mungesa e qetësisë i penalizoi sërish përpara portës, si në këtë aksion të gjatë të Fazliut apo në të 67'- tën me Alveshin. Ndërsa në të 87'tën Shehi bëri dhe një superpritj­e duke i hequr Flamurtari­t një pikë të meritu- ar. Nuk munguan ndërkohë as episodet jo të këndshme në tribuna, me lojën që u ndërpre pak çaste në të 64'trën për shkak të tymueseve, ndërsa në të 74'trën nga shashkat e hedhura drejt fushës për pak sa nuk e pësoi dhe Radas. Episode që padyshim nuk e ndihmojmë skuadrën në këto momente, me Flamurtari­n që pas kësaj humbjeje po lufton seriozisht për mbijetesën.

Tirana dhe Teuta janë ndalur në një barazim pa gola në ndeshjen e luajtur në "Selman Stërmasi", një barazim që i mban durrsakët në vendin e gjashtë, një pozicion mbi bardheblut­ë, që shkojnë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Teuta ka një më shumë.

Një pjesë e parë e vakët, me të dyja ekipet që duket qartë se i druhen humbjes, ndaj edhe mbrohen mirë dhe ka pak hapësira e sulme të rrezikshme. Tirana kishte një mundësi me Takun në fund të pjesës së parë, por mesfushori nuk ia del të shënojë, duke u mbyllur fragmenti i parë i lojës me rrjeta të paprekura. Për t'u shënuar edhe një goditje me kokë e Prognit, por pa shënjestrë­n e duhur. Në pjesën e dytë Teuta e nis më mirë ndeshjen, por që nuk mjafton për të shënuar. Një lojë e hapur, që nuk është se krijon raste. Goditjet standarde janë "shpresa" e të dyja ekipeve, që hasin në vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmues. Enriko Papa për Teutën iu afrua golit në minutën e 77- të, kur goditi shtyllën transversa­le. Minutat në vazhdim nuk sjellin asgjë të re, teksa 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim pa gola. Katër minutat shtesë gjithashtu nuk sjellin ndryshim dhe ndeshja përfundon 0- 0.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania