Gazeta Shqiptare

Gjici: Koçi një "kamikaz", e çoj në prokurori

Kërcënon presidenti

-

doli një gjyqtar që na prishi punë. Vetëm se ka diçka, që ndërhyrja e këtyre arbitrave, nuk dua ta paragjykoj, por ishte një dënim që i dha Kukësit në fushën e tij, në një fushë ku ka bërë investime për të fituar titullin. Ne kemi bërë një ankimim për gjyqtarin në këtë rast, por unë besoj se raste të tilla nuk janë gabime, por faje të rëndë që duhet ndëshkuar, sepse kishte fushëpamje për të dhënë penallti në minutën e 20- të. Ne kemi kërkuar të bëjmë kallëzim penal për këtë arbitër, gjykimet hidhen nga më të çuditshmet, ndoshta ka ardhur për të ndihmuar Partizanin. Unë s'e di". Në prononcimi­n e tij, presidenti i Kukësit "thumboi" dhe klubin e Partizanit, por edhe atë të Vllaznisë, duke ngritur dyshime për një aleancë të mundshme mes të kuqve dhe shkodranëv­e. "Zoti Jemini e mbylli ndeshjen brenda 15 minutash, Partizani mori fitoren brenda 15 minutash. Ndërsa standard tjetër në Kukës, një penallti e pastër që s'mund të thuhet ishte 60 me 40, por 100 për qind e pastër. Dhe nëse anësori bën gabim, kryesorit nuk i lejohet, sepse na hoqi dy pikë, sepse po të ishte bërë ajo penallti gol, mund të kishim rezultat tjetër. Ekipi Vllaznisë kishte ardhur me objektiv për të marrë pikë". Gjithsesi, Gji- Pas

ci nuk e cilësoi një dramë barazimin me Vllazninë sa i përket çështjes së titullit, duke theksuar se gara është ende e gjatë. "Nuk është dramë barazimi në Kukës, jo për fajin tonë, por për dikë tjetër. Kampionati ësh-

të i gjatë dhe në analizën e sotme e kuptoi edhe skuadra që jemi në rrugën e duhur për ta fituar. Mua ky episod më ka dhënë forcë 10- fish më shumë që do realizoj objektivin titull kampion".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania