Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Vetingun mund ta vonojnë, por s’e ndalojnë dot

Kryeminist­ri shprehet i kënaqur pas votimit të komisionit në parlament Kodheli: Tremben ata që kanë bërë padrejtësi

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje, se procesin e vetingut mund ta vonojnë, por nuk do ta ndalojnë dot. Duke iu referuar opozitës, kryeminist­ri shkroi dy radhë, pas votimit të 3 anëtarëve të komisionit ad- hoc në Kuvend. "Procesi i zbatimit të ligjit të vetingut nisi me votën e Kuvendit sapo. Mund ta vonojnë, po as vetingun, as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot", shkroi Rama, duke e shoqëruar këtë status edhe me flamujt e Shqipërisë dhe të BE- së. Edhe dje në mëngjes, Rama e nisi me një shënim ku lajmëronte votimin në Kuvend të komisionit. "Mund ta bllokojnë përkohësis­ht, po kurrsesi s'do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrës­it e drejtësisë", shkroi Rama. Ndërkohë ai u është përgjigjur edhe shumë komenteve të qytetarëve në rrjetin social "Facebook". Ndërsa ka cituar edhe deklaratat e eurodepute­tit Eduard Kukan, i cili u shpreh dje, se bojkoti i zgjedhjeve nuk është në të mirë të askujt.

MINISTRJA

Ndërkohë, ministrja e kabinetit "Rama", Mimi Kodheli u shpreh dje, nga Peqini, ku mori pjesë në një takim me gratë, se vetingut i tremben ata që kanë diçka për të fshehur. "Për Ministrinë e Mbrojtjes apo çdo njeri që punon aty, vetingu është gjëja e parë me të cilën përballen që në momentin që hyjnë në këtë institucio­n. Sepse vetingu është i domosdoshë­m që ti të mund të punosh brenda këtij institucio­ni për shkak të natyrës së institucio­nit. Ndaj shpesh na vjen për të qeshur kur njerëzit tremben nga vetingu. Tremben ata që kanë diçka për të fshehur, diçka për të mos treguar, tremben ata që kanë bërë padrejtësi në këtë vend, ata që këtë vend e kanë përdorur dhe e kanë parë si mjetin e tyre për të përfituar nga pushteti që njerëzit me votë i kanë dhënë", - u shpreh Kodheli. Sipas saj, "nga vetingu nuk trembet askush që është i pastër dhe kërkon drejtësi e transparen­cë, nuk trembet askush që kërkon një të ardhme më të mirë". "Le ta bëjmë Shqipërinë më të mirë duke shkuar në 18 qershor dhe duke votuar sipas çdo bindjeje tonën politike dhe sipas bindjes për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe një të ardhmeje të padiskutue­shme drejt BE- së", - tha ministrja e PS- së. "Ne si politikë dhe si qeverisje ua kemi borxh qytetarëve shqiptarë zgjedhjet një herë në 4 vjet, të lira, të ndershme, të drejta, të pamanipulu­ara dhe të patransfor­muara. Kjo është detyra nr. 1 e çdo politikani dhe e çdo qeverie. Prandaj ne në 18 qershor do të shkojmë ballëlartë në zgjedhjet parlamenta­re për të bërë më të mirën të gjithë bashkë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë", - u shpreh Kodheli. "Do ta bëjmë këtë me besimin se kemi marrë një mandat 4vjeçar për ta drejtuar ketë vend, po atë mandat i cili finalizohe­t me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, demokratik­e e të ndershme. Të tilla zgjedhjet nuk i bën një forcë politike, por institucio­net përkatëse, i bën Kushtetuta e shkruar në mënyrë të drejtë, i bën gjithkush që në jeten tonë politike e sociale është aktor dhe faktor", - tha Kodheli.

"Mund ta bllokojnë përkohësis­ht, po kurrësesi s'do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrës­it e drejtësisë"

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania