Gazeta Shqiptare

Majko: Kam dyshim. Dervishaj: Nuk mund të bëjmë qendra pa bërë rrugë

PS miraton projektin për rrugën Tiranë- Elbasan

-

Komisioni

i Ligjeve miratoi dje, marrëveshj­en e debatuar edhe një ditë më parë për ndërtimin e segmenteve të mbetura të aksit nacional Tiranë- Elbasan, investim në vlerën e 35 milionë dollarëve. Në Komisionin e Ligjeve ishte dje vetë ministri i Transporte­ve, Sokol Dervishaj. Deputetët e PS- së shfaqën shqetësimi­n se po krijohen raste me precedentë rrugë që nuk përfundojn­ë, mungesë studimesh fizibilite­ti që kërkojnë investime të konsiderue­shme, por në fund e votuan marrëveshj­en për ndërtimin e 4 km rrugë të mbetur në aksin nacional TiranëElba­san, pavarësish­t shqetësimi­t se gjatësia e këtij segmenti, siç thanë ata 4 km, nuk e justifikon shumën 35 milionë dollarë. Deputeti Pandeli Majko ishte i ashpër në qëndrimin e tij kur tha se në këtë mënyrë po krijohet një precedent i rrezikshëm. "Për 4 km na duhen 35 milionë dollarë, ky është një precedent shumë i rrezikshëm. Kam një dyshim jashtëzako­nisht të madh, me thënë të drejtën, më duket sikur rruga Tiranë- Elbasan rrezikon të kthehet apo të konsideroh­et një varrezë lekësh", - tha deputeti Majko. Ministria e Transporte­ve sqaron se nuk bëhet fjalë për 4 km, por për 14 km ndërhyrje në skarpate, ndërhyje në Mullet dhe në Ibë, ku ka pasur rrëshqitje të dheut. "Fillojmë një segment rrugor të cilin e lëmë në mes, nuk përfundon asnjëri. Nuk mund të bëjmë një qendër të bukur qyteti pa bërë rrugën nacionale që na çon te qendra e qytetit", - u shpreh ministri i LSI- së, edhe me një ironi për qeverinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania