Gazeta Shqiptare

Kuvendi zgjedh 3 anëtarët e komisionit ad- hoc, por vetingu mbetet i bllokuar

PS- LSI ruajnë mazhorancë­n, rrëzojnë kandidatur­ën e kreut të PDIU Debatet, Meta- Idrizit: PDIU s'krahasohet me PS

- Darina Tanushi

Mazhoranca miratoi dje në Kuvend ng ritjen e komisionit ad- hoc për komisionin e vetingut. Në seancën e jashtëzako­nshme të thirrur prej ditësh nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u konfirmua shumica PS- LSI, ndërsa u shtuan pakënaqësi­të te PDIU- ja e Shpëtim Idrizit. Opozita mungoi sërish dje, ashtu siç edhe ishte paralajmër­uar. Ulsi Manja, Vsilika Hysi nga PS- ja dhe Luan Rama nga LSI- ja do të jenë 3 anëtarët e komisionit, i cili në fakt mbetet i bllokuar për sa kohë nuk ka edhe gjysmën tjetër të anëtarëve, 3 që i takojnë opozitës t'i plotësojë. PD- ja nuk dërgoi në Kuvend asnjë emër për këtë komision. Ndërkohë, PDIU- ja, pas njoftimit të kryetarit të Kuvendit, propozoi edhe ajo kandidatin e saj në këtë komision, kryetarin Shpëtim Idrizi. Por deputetët nuk i kanë dhënë më shumë se 23 vota pro Idrizit, duke e përjashtua­r nga komisioni. Më i votuari ishte Luan Rama i LSI- së, me 85 vota pro dhe 1 abstenim. Ulsi Manja i PS- së mori 78 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për Vasilika Hysin, gjithashtu e PS- së, shkuan 80 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Në të dyja rastet e votimit të përfaqësue­sve socialistë vota kundër ishte e Mesila Dodës dhe abstenimi i Ben Blushit. Ndërsa për Luan Ramën, Doda abstenoi. Në rastin e kreut të PDIU- së, i cili mori 23 vota pro, 7 kundër të deputetëve socialistë dhe 50 abstenime, kryetari i Kuvendit Meta shpjegoi se Idrizi do të votohej si kandidat i katërt, edhe pse mazhoranca mund të zgjidhte vetëm 3 sipas ligjit, pasi 3 i takojnë opozitës.

DEBATI NË KONFERENCË­N E KRYETARËVE

Para seancës së Kuvendit, e cila nisi me më shumë se 45 minuta vonesë, Meta thirri Konferencë­n e Kryetarëve, ku mësohet se ka pasur debate mes tij dhe Idrizit. Burime nga mbledhja thanë se Idrizi kërkoi llogari për përjashtim­in e PDIU- së nga vetingu. Kryetari i Kuvendit Meta i ka sqaruar se PDIU- ja

nuk mund të krahasohet me PS- në. Në fund Idrizi mësohet të ketë thënë: "Unë s'tërhiqem nga gara. Dua të votohem në Kuvend". Ndaj në

seancë emri i Idrizit u hodh në votim, por pa arritur të marrë votat e nevojshme. Gjatë seancës pati reagime nga kryetarja e Grupit Par- lamentar të PDIU- së, Mesila Doda, e cila e kundërshto­i procesin. Po ashtu, pas saj foli edhe deputeti Ben Blushi. Kur Blushi kërkoi të fliste, pati në një moment zëra nga PS- ja që i kërkuan Metës të mos ia jepte fjalën. Por Meta u tha: "Unë nuk mund t'ia heq të drejtën për të folur". Por në momentin që Blushi nisi të flasë, kryeminist­ri Edi Rama, ministra të PS- së dhe deputetët socialistë braktisën sallën e Kuvendit. 3 anëtarë të komisionit u përzgjodhë­n dje, por vetingu s'mund të nisë nga zbatimi pa tre anëtarët e opozitës. Institucio­net e rivlerësim­it përbëhen nga tre organe: nga Komisioni, nga Kolegji i Apelimit dhe nga dy komisioner­ë publikë dhe zëvendësit e tyre, në total janë 27 anëtarë të këtyre strukturav­e. Por, në kushtet kur opozita ka bojkotuar parlamenti­n, funksionim­i i komisionit adhoc mbetet i bllokuar, pasi ka përbërje të barabartë anëtarësh, 3+ 3, nga mazhoranca dhe opozita. Mungesa e përfaqësue­sve të opozitës pamundëson edhe vendimmarr­jen e tij, dhe për rrjedhojë edhe funksionim­in e komisionit ad- hoc.

 ??  ??
 ??  ?? Tabela e votimit për Ulsi Manjën
Tabela e votimit për Ulsi Manjën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania