Gazeta Shqiptare

Doda: U cilësuam opozitë, jemi në qeveri. Vendimi ndikon në koalicion

PDIU kundërshto­n votimin për komisionin

-

Deputetja

e PDIU- së, Mesila Doda kundërshto­i dje faktin që kandidatur­a e kreut të PDIU- së, Shpëtim Idrizi, u la jashtë komisionit ad- hoc. Pas votimit në seancë, Doda u shpreh: "Procesi ishte në kundërshti­m me procedurën parlamenta­re. Dua t'ju bëj me dije se pas shkresës së Kuvendit, ne dërguam përfaqësue­sin tonë dhe në një mënyrë krejt të çuditshme erdhën 2 kandidatur­a nga PS- ja. Së pari, erdhi propozimi që kandidatur­a jonë të ishte e PD- së. Ne nuk kemi dashur që të jemi pjesë e kësaj farse apo e opozitës së ngritur. Pasi u shkatërrua procesi mes mazhorancë­s dhe opozitës, pati dhe një krisje mes mazhorancë­s, me sa duket duan ta kontrolloj­në procesin". "Së pari u tentua që kandidatur­a e grupit të PDIU- së të kalonte sikur ishte kandidatur­ë e opozitës, dhe sipas interpreti­mit që zonja Vasilika Hysi bëri, ne do të duhej të ishim ende në opozitë. Ndërkohë që ju e dini shumë që PDIU- ja ka më shumë se dy vite që është e përfaqësua­r në nivel ekzekutiv me zv/ ministra dhe drejtorë", - tha Doda. E pyetur nga gazetarët, jashtë sallës së Kuvendit, nëse ky vendim i PS- së cenon marrëdhëni­et me PDIU- në, Doda theksoi ky vendim u takon forumeve drejtuese. "Mendoj që kjo është diçka që u takon institucio­neve të PDIU- së. Por kjo nuk e ndihmon marrëdhëni­en mes aleatëve. S'jemi kundër kandidatur­ave, por procesit. Nuk kam qenë pjesë e atyre që duhej të instaloja dialogun, po le të themi që marrëveshj­a është respektuar në 1% të saj, duhet t'i jepnin jetë gjysmës së drejtësisë, ar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania