Gazeta Shqiptare

Basha- Ramës: Në dialog si kryeminist­ër dhe ik i dorëhequr

Kreu i PD: 7 maji, prova për të mos lejuar zgjedhje të kapura nga krimi "Të shmangim çdo kurth që pengon republikën e re"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, mohoi dje të ketë pasur dakordësi për vendin apo për orën e takimit me kryeminist­rin Edi Rama, në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik. Në ' çadrën e lirisë', z. Basha deklaroi se ka pasur dakordësi për temën e dialogut që sipas tij është qeveria teknike, po kryeminist­ri Rama u tërhoq. Para protestues­ve ai zbardhi detaje të negociatav­e për dialog me kryeminist­rin Edi Rama, për të hedhur poshtë deklaratat e bëra nga kreu i qeverisë se ishte Basha, ai që u tërhoq prej tyre. Për Lulzim Bashën rruga për t'u ulur në dialog është ende e hapur, ndonëse opozita sipas tij, nuk mund të presë pafundësis­ht. "Kujtoni çfarë ka thënë 5 ditë më parë: ' Më jep vendin, më jep orën'. Ja pra vend dhe orë nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte, sepse zgjidhjet e vërteta, jo zgjedhjet fasadë nuk kanë nevojë vetëm për vendin dhe orën siç takohen të dashurit, por kanë nevojë për një përkushtim serioz për të zgjidhur krizën politike. Por lëri lojërat e fjalëve, dialogun e dakordësua­m të mërkurën, 6 ditë më parë. U ra dakord që do flitej për formimin e qeverisë teknike dhe mandatin e qeverisë teknike, dy tema që kërkojnë përgatitje serioze, aq më shumë po të kemi parasysh se çfarë dredharaku kemi përballë. Ndaj të nesërmen dhe deri sot ekipi negociues i opozitës ka qenë në gatishmëri të dialogut të vërtetë në funksion të zgjidhjes dhe jo monologë shterpë, që bëhen për të ushqyer emisionet e lajmeve", tha z. Basha. Kreu i opozitës përmendi se rruga e dialogut mbetet e hapur, por Edi Rama do të hyjë në dialog si kryeminist­ër e do të dalë si i dorëhequr. "Në një dialog të tillë mund të vijë dhe duhet të vijë edhe si kryeminist­ër. Nëse ky dialog është i vërtetë, do të ketë produkt qeverinë teknike. Mund të vijë si kryeminist­ër në dialog, këtu në çadër do vijë i dorëhequr. Nuk ka lojëra fjalësh, do të hyjë në dialog si kryeminist­ër, por do të dalë nga dialogu si kryeminist­ër i dorëhequr, që i hap rrugë qeverisë teknike", tha z. Basha. Ai u shpreh i vendo- sur për të mos u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike, ndërsa tha se vetëm kjo është rruga që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke hedhur poshtë të gjitha pretendime­t mediatike se opozita do të futet në zgjedhje, Basha u bëri thirrje aleatëve që të shmangin çdo kurth që i jep oksigjen republikës së vjetër. Për Lul- zim Bashën, kjo qëndresë do të përfundojë vetëm me fitoren e PD- së, por për këtë opozita duhet të jetë e kujdesshme. "Duhet të shmangim çdo kurth, çdo çark, çdo dredhi që ka për qëllim t'i japë oksigjen akoma republikës së vjetër dhe të shmangë, ndalojë apo ngadalësoj­ë projektin e republikës së re", tha ai.

PublikimAn­kandi i tretë

 ??  ?? Protesta e PD- së
Protesta e PD- së
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha te “çadra e lirisë”
Kreu i PD- së, Lulzim Basha te “çadra e lirisë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania