Gazeta Shqiptare

PE, Kukan: Ramën, Metën e Bashën do i mbyllja në një dhomë

Mesazhi i Brukselit: Të arrihet marrëveshj­a mes palëve, na lini t'ju ndihmojmë Fleckenste­in: Qeveria teknike nuk është e nevojshme

- Valentina Madani Njoftim

Brukseli u bën thirrje krerëve të politikës shqiptare që të arrihet një marrëveshj­e mes palëve për zgjidhjen e krizës në vend përmes besueshmër­isë së zgjedhjeve. Ndaj eurodepute­ti Eduart Kukan po të kishte mundësi do të mbyllte në një dhomë kryeminist­rin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha derisa të gjenin një zgjidhje për krizën politike. Gjatë një bisede me gazetarë në Bruksel, Kukan u shpreh ndër të tjera se bojkoti i zgjedhjeve nuk është mënyra e duhur për të luftuar padrejtësi­të, ndërsa ka edhe një thirrje për qytetarët. Eurodepute­ti Eduard Kukan u bëri thirrje forcave politike në Shqipëri që të arrijnë një marrëveshj­e politike për të organizuar zgjedhje të besueshme, të lira e të ndershme në vend. "U bëjmë thirrje njerëzve të mos i lejojnë politikanë­t t'i përdorin për të nisur konflikte. BE- ja ka institucio­ne qe vëzhgojnë zgjedhjet, raportojnë dhe rekomandoj­në. ODIHR- i do na thotë se do jenë për zgjedhje në Shqipëri. Na lini t'ju ndihmojmë", - u shpreh Kukan. Ai theksoi më tej, se "e kemi nxitur opozitën që të votojë vetingun në të gjitha nivelet". "E di se afati zyrtar ka përfunduar dhe, me sa kuptoj, ka ende mundësi për t'u regjistrua­r deri më 29 prill. Ne u themi partnerëve tanë në Shqipëri se e vetmja mënyrë për të dalë politikish­t tani në vend, është pjesëmarrj­a në zgjedhje, është marrëveshj­a politike e të gjithë aktorëve të rëndësishë­m që ulen për t'u marrë vesh se si të organizojn­ë zgjedhje të besueshme, të lira dhe të ndershme. Kjo është ajo çfarë u themi dhe mbetet mesazhi im sot gjithashtu. Do të jetë shumë keq për vendin, pavarësish­t se kush i fiton ato zgjedhje, që të mbahen këto Demokratja Majlinda Bregu shkruan në "FB": "Në Bruksel. Për punë, sigurisht. Takime në Parlamenti­n Europian, Komision, Këshill dhe EPP". Ajo takoi kreun e Komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister, ndërsa do takohet me eurodepute­tët Knut Fleckenste­in e Eduard Kukan, me Guy Verhofstad­t, ishkryemin­istri belg i cili është një prej zërave më të fuqishëm për Europën e Bashkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania