Gazeta Shqiptare

Ekspertiza, Artan Cuku u qëllua pas shpine

Hetuesit: 42- vjeçari nuk qëlloi me armë ekzekutori­n. Mister dy pistoletat e përdorura në ngjarje Ish- komisari u vra me 2 plumba në kokë, 2 i mori në trup

- Xhensila Kodra

Ish- komisari Artan Cuku nuk ka qëlluar me armë ndaj ekzekutori­t të tij. Burime pranë grupit hetimor pohuan dje, se ky fakt ka dalë nga ekspertiza biokimike që iu bë 42- vjeçarit në duar e në rroba. Mësohet se gjurmët e barutit i janë gjetur vetëm në vendet ku Artan Cuku është qëlluar me armë. Burimet e lartpërmen­dura sqaruan se ish- zyrtari i lartë i policisë kishte marrë 4 plumba në trup, nga 7 që janë qëlluar në drejtim të tij. 2 prej plumbave, Cuku i kishte marrë në kokë, ndërsa 2 plumbat e tjerë në trup, njëri prej të cilëve e kishte marrë në anën e djathtë. Sipas ekspertizë­s, 42- vjeçari është qëlluar pas shine. Nga ky fakt, për hetuesit zbehet dyshimi se mes viktimës dhe autorit mund të ketë pasur një përleshje mes tyre, ndërsa kjo gjë pritet të vërtetohet deri në përgjigjen përfundimt­are të ekspertizë­s së bërë nga duart e Cukut. Ndërkaq, ende në mister mbeten plumbat e ndryshëm të sekuestrua­r në vendin ku ndodhi krimi i ndodhur pak ditë më parë në zonën e Liqenit Artificial. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti 7 gëzhoja, 5 prej të cilave ishin zbrazur nga një pistoletë, dhe 2 të tjerat nga një tjetër armë. Nisur nga përgjigjja e ekspertizë­s se Cuku nuk ka qëlluar me armë, për hetuesit është

ende mister nëse ka qenë një autor i vetëm me dy armë, apo kanë qenë dy persona dhe kanë qëlluar të dy me armë të ndryshme. Ndërkaq, paraprakis­ht dyshohet se autorë të krimit të rëndë të kenë qenë dy persona, pasi edhe banorë të Ish- komisari Artan Cuku, i cili u ekzekutua me armë në hyrje të pallatit ku ai jetonte me bashkëshor­ten dhe dy fëmijët, kishte marrë 4 plumba në trup. Sipas ekspertizë­s, 2 prej plumbave e kishin kapur atë në kokë, ndërsa 2 të tjerët në trup. 42- vjeçari u qëllua nga pas shpine dhe njëri prej plumbave e kishte marrë në anën e djathtë.

PLUMBA

Tre nga shtatë plumbat e dala nga dy pistoletat që janë përdorur nga autorët e krimit të rëndë kanë prekur në mur. Kjo gjë vihej re edhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ku në mur kishin mbetur edhe shenjat e plumbave. Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 7 gëzhoja, 5 të kalibrit 7.65 milimetër dhe 2 të kalibrit 9 milimetër.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania