Gazeta Shqiptare

Kreu i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve: Komisar Artan Cuku nuk është vrarë nga familja Daka

"Ja si u betua ai në xhami në prani të 24 burrave"

-

SHKODËR - "Familja Daka është e pafajshme dhe nuk ka lidhje me vrasjen e komisarit të policisë, Artan Cuku". Kështu deklaroi dje për "GSH", kreu i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve në Shkodër, Nikollë Shullani, babai i të cilit së bashku me 24 burra ka marrë pjesë në ceremoninë e pajtimit mes dy familjeve Daka dhe Cuku, pas konfliktit që kanë pasur për vetëvrasje­n e Agim Dakës në komisariat­in nr. 4 të policisë Tiranë. "Po, kam dijeni për ngjarjen. E di se para 12 viteve, familjes Daka i kanë vrarë një djalë. Agim Daka është vrarë në një prej komisariat­eve të policisë në Tiranë. Më pas, në bazë të zakonit kanunor, familjes Daka i është përgjigjur me be familja Cuku. Kjo e fundit ka bërë be në xhami ku ishin prezentë 24 burra. Në atë pleqëri kanë qenë: Bajraktari i Nikajve të Tropojës ( prej një zone me familjen Daka); bajraktari i Shalës dhe i Shoshit. Ka qenë babai im dhe disa të tjerë misionarë, kur Artan Cuku është përgjigjur me be. Në bazë të zakonit kanunor, kur të përgjigjet me be qoftë në kishë apo edhe në xhami, ajo punë mbyllet njëherë e përgjithmo­në. Kështu që familja Daka në lidhje me vrasjen e komisar Artan Cukut është e pafajshme, pasi është mbyllur ai kapitull", tha Shullani. Ndërkohë, Shullani ka pohuar se mënyra e ekzekutimi­t të komisar Artan Cukut lë për të dyshuar se është bërë për hakmarrje, por jo nga familja Daka. Sipas kreut të Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve në Shkodër, Artan Cuku mund të jetë vrarë nga persona të tjerë, me të cilët ka pasur konflikte. "Mund të ketë pasur probleme të tjera Artan Cuku. Pastaj, varet sepse ai i ndjeri mund ta dijë më mirë se askush se çfarë ka bërë ka marrë me vete", është shprehur Nikollë Shullani. se. ni.

 ??  ?? Nikollë Shullani
Nikollë Shullani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania