Gazeta Shqiptare

Bushati: Duke zbatuar reformën në drejtësi jemi në pozitë të mirë para BE

Ministri i Jashtëm në "Francë 24": Nuk ka influenca ruse në Shqipëri "Kjo është një reformë e papreceden­të, sepse është e thellë"

-

... pranë BE- së. “Duke zbatuar reformën në drejtësi do të jemi në një pozitë shumë të mirë kur të ulemi rreth tryezës së anëtarësim­it”, tha Bushati.

BE si ndërmjetës­uese thotë se kjo reformë duhet të bëhet para fillimit të hapjes së bisedimeve për anëtarësim, por përbrenda Shqipërisë duket se po krijohet një polemikë. Partia opozitare në Shqipëri i frikësohet faktit që reforma në drejtësi po i jep në të vërtetë qeverisë kontrollin e sistemit të drejtësisë. Pra, mos ndoshta diçka e tillë po krijon përçarje në Shqipëri, sepse duket nga jashtë se jeni të ndarë në bllokun pro BE- së si qeveri dhe nga ana tjetër duket se opozita po bëhet më pak pro BE- së.

Me të vërtetë kjo është një reformë e papreceden­të, sepse është e thellë, është mjaft gjithëpërf­shirëse, po krijon një arkitektur­ë të re për të gjithë sistemin e drejtësisë…

Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët do të vlerësohen për korrupsion….

Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët do të vlerësohen. Do të ketë…

Kush e bën këtë, qeveria?

Jo. Do të ketë një proces skanimi në lidhje me integritet­in e tyre profesiona­l dhe moral. Edhe pasuria e tyre do të vlerësohet. Që prej fillimit të kësaj reforme, shumica jonë parlamenta­re ka insistuar përfshirje­n sa më shumë të ekspertizë­s ndërkombët­are në të gjithë këtë proces. Do të këtë një Komitet Vetingu të zgjedhur nga Parlamenti shqiptar, bazuar në parimin e barazisë. Anëtarët e saj do të jenë shqiptarë të mbështetur fort nga ekspertët ndërkombët­arë.

BE- ja beson se në rajon dhe në Shqipëri influenca ruse po rritet dhe duket se partia opozitare gjithashtu mbështet anën ruse. Pavarësish­t kësaj, a ekziston ndonjë problem me ndërhyrjen e SHBA- ve dhe BEsë në reforma madhore? Ku qëndron Shqipëria, sepse duket padyshim që keni një ndarje midis Shqipërisë pro BE- së dhe asaj pjese më pak pro BE- së, e cila dëshiron të ketë gjithashtu një influencë ruse në vend.

Nuk besoj se po ballafaqoh­emi me një ndarje në vend në lidhje me orientimin e tij. Ekziston një rezistencë politike, që vjen prej disa segmenteve të jetës politike në Shqipëri, si edhe nga segmente të pushtetit gjyqësor, që preferojnë këtë status quo. Kështu që unë nuk do ta lidhja automatiki­sht këtë me influencat e të ashtuquajt­urve aktorë të tretë. Qeveria jonë dhe shumica jonë parlamenta­re është e vendosur të vijojë drejt rrugës së BE- së me procesin e reformës, sepse në rastin tonë procesi i anëtarësim­it në BE është ngushtësis­ht i lidhur me cilësinë e procesit të reformës. Duke zbatuar reformën në drejtësi do të jemi në një pozitë shumë të mirë kur të ulemi rreth tryezës së anëtarësim­it.

Shihet që ka tensione dhe frikë që Shqipëria është ende duke kërkuar një Shqipëri të Madhe, me 25 për qind të etnisë shqiptare në Maqedoni?

Ne jemi vend anëtar i NATO- s si dhe kandidat për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. Shqipëria tradiciona­lisht është parë si një pol stabilitet­i në rajon dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë je- honë sa më shumë të mundemi dhe të projektojm­ë sa më shumë të mundemi stabilitet­in demokratik në fqinjësinë tonë.

Ju përmendët reformën dhe shqyrtuam reformën e gjyqësorit. Por, shumë nga vendet e BE- së thonë edhe se Shqipëria nuk po bën mjaftueshë­m për të ndaluar korrupsion­in. Në një zonë në veçanti, është çështja e kanabisit në rritje. Ky besoj është problemi më i madh i BE- së: kultivimi i hashashit. Shumë fermerë thonë se ata thjesht paguajnë policinë për të kërkuar mënyra të tjera, për shkak se po luftojnë për të pasur të ardhurat që kanë nevojë. Po përpiqet qeveria të luftojë në forma të tjera korrupsion­in dhe veçanërish­t rastin e kanabisit?

Kjo është qeveria e parë që pas rënies së regjimit komunist që është përballur me këtë fenomen. Së pari, duke e njohur atë. Së dyti, duke zhdukur Shqipërinë nga harta e kanabisit, nëse mund të përdor këtë terminolog­ji. Pjesë të Shqipërisë nuk ishin nën kontrollin e shtetit para se ne të kalonim në qeveri në vitin 2013. Ndërkohë që tani po punojmë me strategjin­ë parandalue­se, sepse kemi kuptuar se nuk është e mjaf- tueshme vetëm prania e forcave të policisë dhe të sigurisë në terren, pasi duhet edhe të dekurajojm­ë fenomenin. Duhet të përfshijmë udhëheqësi­t e komuniteti­t vendor. Duhet të luftojmë në mënyrë më vendimtare krimin dhe korrupsion­in që lidhet me këtë fenomen. Tanimë po punojmë edhe me agjenci të tjera, sepse ashtu siç tregojnë shifrat, ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por një fenomen rajonal. Ekziston një rrjet që e inkurajon atë dhe ne besojmë se deri në fund të këtij viti do të kemi rezultate të prekshme.

Ekziston edhe fenomeni i largimit të shqiptarëv­e nga Shqipëria. Në vitin 2015, në Gjermani, mendoj se shqiptarët kanë zënë vendin e dytë për numrin e lartë të azilkërkue­sve, mbi 50.000 njerëz?

Kjo është e vërtetë, por tani jemi në vitin 2017. Në 2014- ën ka qenë Serbia, më pas Maqedonia dhe Kosova që janë prekur më së shumti nga ky fenomen. Në vitin 2015, edhe Shqipëria. Siç ju ndoshta e dini, këto u shoqëruan me veprime nga ana e qeverisë gjermane dhe më pas nga ana e Bashkimit Europian, për të transferua­r vendet e Ballkanit Perëndimor në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Ne kemi marrë edhe disa masa në terren.

Pse njerëzit duan kaq shumë të largohen?

Ka njerëz që largohen nga Ballkani Perëndimor, ka nga ata që largohen nga Europa Lindore drejt Europës Perëndimor­e, nga Europa Jugore drejt Europës Veriore. Nëse u referohemi shifrave të dhëna nga EUROSTAT, por dhe Ministrive të Brendshme në kryeqytete­t kryesore europiane, do ta konstatoni këtë trend, sepse njerëzit besojnë se mundësitë janë më të mira duke shkuar në pjesën veriore të Europës. Siç e dimë, të gjithë refugjatët që vijnë nga Siria dhe nga vende të tjera, synojnë të shkojnë në Gjermani dhe Europën Veriore. Janë shumë pak ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Europën Jugore apo në Ballkanin Perëndimor. Por nga ana tjetër, bashkëpuni­mi në nivelin e forcave të policisë dhe të sigurisë është mjaft i mirë.

 ??  ?? Ditmir Bushati
Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania