Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, lista me përfituesi­t e këstit të tetë

Ish- të dënuarit politikë që janë gjallë do të marrin këstin e fundit të dëmshpërbl­imit Trashëgimt­arët që s'kanë marrë asnjë këst, lista me dosjet me mangësi

- Ornela Manjani

Ish- të dënuarit politikë që janë gjallë dhe kanë marrë këstin e shtatë të dëmshpërbl­imit do të marrin së shpejti këstin e tetë. Përfituesi­t janë rreth 1500 persona, të cilët në rast se kanë tërhequr pagesën për këstin e shtatë, duhet të dorëzojnë në Ministri të Financave një certifikat­ë personale të tre muajve të fundit dhe një numër llogarie në një nga bankat e nivelit të dytë, i cili duhet të jetë aktiv. Të parat në listë janë gratë e ish- të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish- të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë, me prioritet janë persona ish- të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Në kategorinë e katërt prioritet kanë personat ish- të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësish­t moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa në kategorinë e pestë me prioritet janë persona ish- të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimt­arë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç. Në kategorinë e gjashtë kanë prioritet ish- të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikat­ë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie. Ministria e Financave ka përgatitur një listë me 290 trashëgimt­arë ish- të dënuarish politikë, të cilët janë përfitues, por nuk kanë plotësuar dokumentac­ionin e kërkuar ligjor për të marrë këstin e parë të dëmshpërbl­imit. Fëmijët ose nipërit e ish- të dënuarve politikë duhet të plotësojnë dosjen brenda afateve ligjore, që do të thotë brenda 3 viteve nga data e aplikimit për të marrë paratë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania