Gazeta Shqiptare

PS shkarkon kreun e qarkut Vlorë, mbledhja degjeneron në përplasje

Këshilltar­ët e PD, PDIU dhe LSI, bojkot mbledhjes. Policia ndërhyn pas sherrit Sadrit Danaj: Mos e prek votën, për të japim jetën!

- Enrik Mehmeti

Mbledhja e Këshillit të qarkut të Vlorës dje ka degraduar në përplasje fizike. Shkak është bërë shkarkimi i kreut të këtij këshilli, Sadrit Danaj, pas një mocioni mosbesimi të kërkuar nga këshilltar­ët e PS- së. Danaj ka ardhur në krye të këshillit të qarkut në vitin 2014, po me votat e socialistë­ve, ndërsa aktualisht është një nga mbështetës­it kryesorë në Vlorë të ish- deputetit Koço Kokëdhima dhe lëvizjes "Zgjidhja", drejtuar po nga ky i fundit. Mësohet se gjatë mbledhjes së djeshme, shkarkimi i Sadrit Danajt është kryer me votat e këshilltar­ëve të majtë në sallë, me 15 vota pro dhe asnjë kundër. Ndërkohë që mbledhja është bojkotuar nga këshilltar­ët e PD- së dhe PDIU- së, ndërsa këshilltar­ët e LSI- së janë larguar nga mbledhja në fjalë, pasi kanë kërkuar shtyrjen e saj, duke argumentua­r se nuk janë njohur nga aleatët e tyre të PS- së për mocionin e mosbesimit ndaj kryetarit të Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj. Mësohet se kërkesa

për mocion mosbesimi ndaj Danajt ka ardhur nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Nga ana tjetër, vetë Danaj është ac- Këshilltar­ët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin e Qarkut të Vlorës kanë shprehur rezerva për procedurën e ndjekur. Këshilltar­ët e LSI deklaruan se nuk janë njohur me kërkesën për mocion. "LSI nuk bëhet pjesë e një procesi që cenon rregullore­n e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmëri­në e procesit. Nuk kanë rëndësi emrat për të cilët diskutohet, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullore­s. Ne nuk bëhemi pjesë e një sjelljeje arrogante", - janë shprehur gjatë mbledhjes këshilltar­ët e LSI- së.

aruar me komisionin e votimit për shkak se ka kontestuar 3 vota si të pavlefshme. "Lër votën se për të po japim jetën. Mos e prek votën", ka deklaruar ai në mbledhje. Këshilltar­ët e majtë kanë zgjedhur në krye të Këshillit të Qarkut të Vlorës, Ervis Moçkën. Në mbledhje ishin të pranishëm dhe koordinato­ri politik i PSsë në Vlorë, Damian Gjiknuri si dhe deputetët Edmond Leka e Andrea Mato.

SHKARKIMI

Me një kërkesë të firmosur nga këshilltar­ët e PS- së është kërkuar dje futja në rendin e ditës e mocionit të mosbesimi ndaj kreut të Këshillit të Qarkut të Vlorës. Kjo kërkesë ka pasuar me debate të ashpra në sallë, ndërsa Sadrit Danaj ka kërkuar dhjetë ditë kohë afat. "Unë jam pro këtij mocioni mosbesimi, por dua të më jepet koha e mjaftueshm­e për një mbledhje tjetër brenda 10 ditësh", është shprehur Danaj. LSI ka kërkuar pushim, por më pas këshilltar­ët e saj nuk janë kthyer në mbledhje. Para daljes nga salla, ata kanë kërkuar që kryetarit t'i jepej koha e mjaftueshm­e sipas ligjit, për të thirrur një tjetër mbledhje, ku do të votohej për shkarkimin ose jo të tij. Megjithatë, mbledhja ka vijuar me praninë e vetëm këshilltar­ëve të majtë në sallë. Ndërkohë që në momente të veçanta nuk kanë munguar edhe tensionet në sallë, për shkak të replikave mes kryebashki­akut të Vlorës, Deritan Leli dhe Sadrit Danajt. Mocioni i votëbesimi­t nga socialistë­t është kërkuar me motivacion­in për: "Humbje e besimit politik të këshillit". "Ke humbur besimin e Partisë Socialiste", i ka thënë Leli, Danajt.

PËRPLASJA

Procesi i votimit për shkarkimin e kryetarit të qarkut të Vlorës është konsiderua­r farsë nga Sidrit Danaj. "Është për të ardhur keq që një farsë e tillë bëhet nga PS. Kjo farsë tregon se kam të drejtë në kauzën time, që është ' Zgjidhja'", ka pohuar ai. Votimi ka vijuar, ndërsa në një moment Danaj ka deklaruar se tri vota ishin të pavlefshme, duke çuar deri në konfrontim fizik mes tij dhe komisionit, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia. "Mos ma prek votën, se për votën jap jetën", ka thënë Danaj.

 ??  ?? Përplasja në Këshillin e Qarkut të Vlorës
Përplasja në Këshillin e Qarkut të Vlorës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania