Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës Shqipëri- Greqi, ja si bashkëpuno­nin shqiptarët me maqedonasi­t

-

Një

operacion ndërkombët­ar antidrogë ka çuar në ar restimin e 22 personave, ndërsa janë sekuestrua­r kokainë, heroinë, kanabis sativa si dhe fara kanabisi. Operacioni i koduar "ALIAS" u finalizua me sukses nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, DEA, Policia Greke dhe Policia Maqedonase. Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se ditën e djeshme janë arrestuar 6 persona, ndërsa të tjerët janë vënë në pranga në kohë të ndryshme. Të arrestuari­t janë: Jorgo Dulia, 43 vjeç, arrestuar dje në Tiranë; Gazmend Lleshanaku, 45 vjeç, arrestuar dje në Elbasan; Aurel Toska, 37 vjeç, arrestuar dje në Pogradec; Isak Alla, 55 vjeç, arrestuar dje në Elbasan; Jani ( Ilir) Meçja, 45 vjeç, arrestuar dje në Elbasan; Gëzim Balla, 43 vjeç, arrestuar dje në Elbasan; Arben Pilinçi, 45 vjeç, Podgorie, Korçë; Malti ( Ermal) Kungulli, 29 vjeç, Podgorie, Korçë; Arben Alushi, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier; Mehmet Skënderaj, 64 vjeç; Leo Tafa, 34 vjeç; Eglantin Tafa, 36 vjeç; Ardit Tafa, 21 vjeç; Dorian Tafa, 35 vjeç; Miklovan Kuka, 32 vjeç; Artan Skënderaj, 36 vjeç; Meto Skënderaj, 39 vjeç; Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç; Vasil Tashio, 43 vjeç; Sokol Filipi, 27 vjeç; Nori Bardhi, 34 vjeç; dhe Dimitrios Papadopoul­os. Gjithashtu, po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas. Ndërsa janë sekuestrua­r 244 kg e 818 gr kanabis, 425 fara kanabisi, 1 kg e 30 gr heroinë, 247.3 gr kokainë, 3140 euro, 25.000 lekë, tri automjete dhe 10 telefona celularë. Për 6 personat e arrestuar dje, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "arrest me burg". Nga hetimet rezultoi se, organizato­rë ishin shtetasit Gazmend Lleshanaku dhe Jorgo Dulla, ndërsa bashkëpunë­torë Isak Alla dhe Aurel Toska. Kurse Gëzim Balla dhe Jani Meçja akuzohen për moskallëzi­m të krimit. Nën drejtimin e organizato­rëve Lleshanaku dhe Dulla, të arrestuari­t kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transporti­mi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri- Greqi ose Maqedoni- Greqi. Hetimi për këtë grup ka nisur në qershor të 2016- ës, në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Thanës, kur janë arrestuar dy maqedonasi­t Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski, të cilët kishin kontaktuar Gazmend Lleshanaku­n nga Elbasani për të gjetur mënyrën e trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria në Maqedoni, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë- Thanës. Lleshanaku kishte kontaktuar me bashkëpunë­torin e tij Isak Alla, për të transportu­ar një ngarkesë narkotikës­h deri në Përrenjas, ku do të takoheshin me dy shtetas maqedonas. Në mjetin e Lleshanaku­t ishin edhe shtetasit Gëzim Balla dhe Jani Meçja, të cilët, siç rezultoi nga hetimi, kanë pasur dijeni, por nuk kanë marrë pjesë në trafikim. Pasi janë takuar me maqedonasi­t dhe i kanë treguar cilësinë e "mallit", Isak Alla e ka dërguar lëndën narkotike në një shtëpi në Përrenjas. Shtetasit maqedonas, pasi kanë rënë dakord "me pazarin", janë larguar drejt Maqedonisë, ndërkohë Lleshanaku, Alla dhe dy miqtë e tyre janë nisur për në Librazhd. Më pas, shtetasit maqedonas u arrestuan nga autoritete­t e vendit fqinj. xhe. ko.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania