Gazeta Shqiptare

Konflikti, vritet me mjete të forta 58- vjeçari

Policia arreston vëllezërit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi si dhe dhëndrin, Jurgen Kurti Pronari i marketit, Agim Arapi u masakrua për qiranë prej 13.000 lekësh

- Klodiana Haxhiaj

Konflikti për qiranë e një marketi i ka mar rë jetën një 60vjeçari nga Durrësi. Agim Arapi është goditur me mjete të forta nga tre persona dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. 58vjeçari është dërguar urgjentish­t në spitalin rajonal të Durrësit, ku dhe ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19: 55, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, te bulevardi "Epidam". Menjëherë pas njoftimit për një konflikt të ndodhur për motive pronësie, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia ka bërë të mundur identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar. Bëhet fjalë për vëllezërit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurtin ( dhëndri i Konstandin­it).

VRASJA

Sherret për pronën vijojnë të marrin jetë njerëzish. Rasti më i fundit u Burime nga policia pohuan se konflikti mes palëve ishte më i hershëm. Kjo për faktin se Shpresa Arapi, bashkëshor­tja e viktimës, menaxhonte disa prona, ku bashkëpron­arë janë edhe vëllezërit Ekonomi. Mësohet se pronari i këtyre pronave të vjetra jeton në Francë dhe ka lënë Shpresa Arapin për menaxhimin e tyre. Ndërkaq, për këto prona pretendojn­ë edhe vëllezërit Ekonomi. Konflikti mes tyre ka arritur kulmin mbrëmë për qiranë e marketit.

shënua mbrëmë në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë pronari i një marketi. Mësohet se Agim Arapi, i cili kishte pak kohë që kishte marrë dyqanin ushqimor

me qira, ka debatuar ashpër me vëllezërit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi ( me të cilët jetonte në të njëjtin pallat) dhe 24vjeçarin Jurgen Kurti. Burime pranë grupit hetimor deklaruan se Arapi ka debatuar me vëllezërit Konomi ( pronarë të një sërë biznesesh) për qiranë e marketit. E ndërsa këta të fundit kanë kërkuar rritjen e qirasë, 58- vjeçari nuk ka pranuar. Ai u ka thënë se kishin rënë dakord më herët që qiraja të ishte 13 mijë lekë të reja në muaj. Kaq ka mjaftuar që debati mes palëve të degjeneron­te në sharje të ndërsjella dhe më pas në përleshje me mjete të forta mes palëve. Për pasojë, Agim Arapi ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Po të njëjtat burime pohuan, se pas krimit tre autorët e dyshuar kanë tentuar të lar- Konstandin Ekonomi, banues në Durrës Kujtim Ekonomi, banues në Durrës Jurgen Kurti, 24 vjeç, banues në Durrës

VIKTIMA

- Agim Arapi, 58 vjeç, banues në Durrës

gohen, por nuk mundën t'u shpëtonin postblloqe­ve të ngritura nga policia. Ndërkaq, grupi hetimor po punon intensivis­ht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, pasi dyshohet se konflikti i pronësisë mes palëve të ketë nisur më herët. Jurgen Kurti është një emër i njohur për policinë, pasi një vit më parë u akuzua për vrasjen me thikë të babait të tij, Artur Kurti. Megjithatë ai u la i lirë, pasi daja e tij deklaroi se ishte ai që e kishte vrarë kunatin.

 ??  ??
 ??  ?? 24- vjeçari i arrestuar, Jurgen Kurti
24- vjeçari i arrestuar, Jurgen Kurti
 ??  ?? Marketi ku ndodhi vrasja
Marketi ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania