Gazeta Shqiptare

Ja si u vra para një viti në Tiranë Artur Kurti, babai i Jurgen Kurtit

-

TIRANË - Më datë 04.04.2016, rreth orës 21: 30, u vra me thikë Artur Kurti. Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës arrestoi në atë djalin e viktimës, Jurgen Kurtin, si dhe dajën e këtij të fundit, Leonard Ristanin. Por gjatë deklarimev­e, personi që mori përsipër krimin ishte Ristani, ndaj të cilit Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa "arrest në shtëpi" për Jurgen Kurtin. Vrasja vitin e shkuar ndodhi në rrugën "Zef Jubani", në kryeqytet, në derën e banesës ku Kurti jetonte me nënën e tij. Si pasojë e përleshjes me thikë, i plagosur lehtë mbeti edhe Leonard Ristani, i cili u dërgua në spital nga nipi i tij Jurgeni. Ristani ka shpjeguar gjatë marrjes në pyetje se motra e tij Sh. Kurti, pas një bashkëjete­se shumëvjeça­re me bashkëshor­tin e saj, Artur Kurti, kishte mbi katër muaj që kishte vendosur të ndaheshin për probleme të ndryshme dhe motra e tij së bashku me djalin ishin larguar nga banesa ku kishin jetuar së bashku, për t'u zhvendosur në një banesë tjetër në rrugën "Zef Jubani", e cila po ashtu ishte në bashkëpron­ësinë e tyre. Gjatë kësaj periudhe ndarjeje, sipas tij, kunati i tij, duke qenë se konsumonte alkool, shkonte te banesa ku jetonte motra e tij dhe kryente veprime të ndryshme, duke dhunuar derën e jashtme të banesës si dhe duke fyer dhe ofenduar bashkëshor­ten e tij me tone të larta. Ai ka rrëfyer më tej, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën që Arturi mbeti i vrarë, rreth orës 19.00. Sipas tij, Arturi kishte shkuar te dera e jashtme e banesës dhe kishte dëmtuar derën, duke i rënë me shkelma si dhe duke sharë, fyer dhe ofenduar bashkëshor­ten e tij. Leonardi kishte shkuar në banesë, pasi ishte lajmëruar nga e motra. Më pas, viktima ka marrë në telefon Sh. dhe telefonin e ka marrë Leonardi dhe është përgjigjur. Arturi ka filluar ta fyejë dhe ofendojë atë në telefon dhe i ka kërkuar ta priste te banesa. Më vonë ka shkuar aty viktima dhe ka trokitur, ku derën e ka hapur Leonardi. Viktima ka dashur të hyjë brenda dhe Leonardi nuk e ka lejuar. Në ato momente viktima ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur me të Leonardin, i cili ka bërë përpjekje për t'u mbrojtur, duke arritur t'ia marrë thikën nga dora dhe e ka goditur viktimën, i cili ka rënë në tokë dhe më pas ka gjetur vdekjen.

 ??  ?? Leonard Ristani
Leonard Ristani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania