Gazeta Shqiptare

Përmbytjet në Shkodër, miratohet dëmshpërbl­imi, lista me përfituesi­t

Korporata Elektroene­rgjetike do të paguajë 1.1 miliardë lekë për dëmet e vitit 2010 Përfitojnë familjet dhe bizneset në të gjithë qarkun

-

Familjet dhe bizneset që u përmbytën në qarkun e Shkodrës në vitin 2010 do të marrin dëmshpërbl­imin. Fondi i vënë në dispozicio­n është rreth 1.1 miliardë lekë. "Gazeta Shqiptare" publikon listën me përfituesi­t dhe shumën që përfiton çdo banor e biznes i zonave të përmbytura. Vendimi për dëmshpërbl­imin është marrë dje në mbledhjen e qeverisë, sipas të cilit mësohet se u vendos miratimi i vlerës së kompensimi­t të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, në qarkun e Shkodrës. Banorët e kësaj zone përfituan dy vjet më parë zbritjen e detyrimeve për energjinë elektrike nga vlera e dëmit, ndërsa tani do të marrin diferencën e palikuidua­r nga vlera e kompensimi­t, prej 1 112 303 342 lekësh. Pagesa që do të marrin të dëmtuarit është vlera që do të rezultojë pas rakordimit të shumave të paekzekutu­ara ndaj familjeve dhe subjekteve dhe do të paguhet nga Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare ( KESH sh. a.). "Për këtë qëllim, KESH

( vijon nga nr. i djeshëm) sh. a të realizojë rakordimin e shumave të mbetura të paekzekutu­ara ndaj familjeve dhe subjekteve të përcaktuar­a në pikën 2, të këtij vendimi. Rakordimi i detyrimit të mbetur pa u ekzekutuar të bëhet nga KESH sh. a, bazuar në: të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të cilat përfitojnë kompensim, në të cilën duhet të evidentohe­n vlerat fillestare, vlerat e shlyera dhe vlerat e mbetura të detyrimit; të dhënat e shoqërisë OSHEE sh. a., për listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të dëmtuara, për të cilat, në zbatim të parashikim­eve të vendimit nr. 482, datë 6.5.2015, të Këshillit të Ministrave, janë shuar detyrimet e energjisë elektrike që kishin ndaj OSHEE sh. a, me të drejtën për kompensim, përfituar sipas parashikim­eve të vendimit nr. 842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave", thuhet në ven- dim. Kryerja e pagesave të bëhet drejtpërdr­ejt nga KESH sh. a, nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, me të cilat KESH sh. a do të bashkëpuno­jë për dhënien e këtij shërbimi. Procedurat e pagesës përcaktohe­n me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania