Gazeta Shqiptare

80 vjet Kishë Autoqefale

-

shpirtëror dhe moral, ende e pashëruar.

Pas rënies së diktaturës së egër komuniste, Kisha u gjend e rrënuar, e shpërbërë në strukturat e saj, por me një shpresë tek jeta edhe pse gjendej në varr. Ringritja e saj vjen vetëm nga mrekullia dhe vazhdon përpjekja pastorale dhe misionare pandërprer­ë, duke ripërtërir­ë Kishën Ortodokse në Shqipëri. Formimi i liderëve të rinj të komuniteti­t ortodoks është një realitet, që vjen me krijimin e Akademisë Teologjike, prej Fortlumtur­isë së tij, kryepeshko­pit Anastas nga shkurti i vitit 1992 në Shën Vlash të Durrësit, pikërisht aty ku edhe nisi shkatërrim­i i objekteve fetare në vend dhe asgjësimi përfundimt­ar i strukturës klerikale. Dhe sot pas një ëerek shekulli të hapjes, formimi i kuadrit të lartë të shuguruar, që i shërben komuniteti­t është një fakt.

Kisha është pjesë e shoqërisë së këtij kombi dhe rrjedhimis­ht ringritja e saj ndikon shumanëshm­ërisht dhe në mënyrë përcaktues­e në shoqërinë e tij. Kontributi i saj është i njohur dhe i vlerësuar në lindjen e kombit- shtet, në ruajtjen e pandërprer­ë të identiteti­t, në kultivimin e personalit­eteve nga gjiri i tij dhe janë figura të padiskutue­shme në fusha të ndryshme politike, art, kulturë, histori etj. Por jo vetëm në të kaluarën, sepse edhe sot ajo vazhdon të kultivojë vlera të trashëgimi­së në fushat e cilësuara më sipër, si një gur themeli e trashëgimi­së së pandërprer­ë e traditës dhe identiteti­t. Vazhdon të përcjellë mesazhin e një jete që vlerëson hyjnoren dhe humanen, duke kultivuar vlera shpirtëror­e dhe morale. Në të njëjtën kohë artikulon zërin e saj në kohë krizash, edhe pse në raste të caktuara zëri i saj nuk duket shumë i fortë, ajo vazhdon të nxisë dhe të frymëzojë bashkëjete­sën në rajonin tonë dhe më gjerë. Nxit tolerancën dhe bashkëpuni­min midis njerëzve dhe feve, duke kontribuar për një shoqëri paqeje, dashurie dhe mirëkuptim­i. Në mënyrë të veëantë e ka treguar këtë gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi ynë ( 1992, 1994, 1997) si dhe me ndihmën e saj për mijëra të ardhur nga Kosova në vitin 1999. Veprimtari­a e gjerë sociale dhe humanitare ka prekur mijëra qytetarë. Sa më shumë të jetosh brenda Kishës, aq më shumë zbehen sjelljet devijuese, si përdorimi i drogave, dhunës, kriminalit­etit, korrupsion­it etj., dhe nxitet solidarite­ti dhe dashuria që kapërcen kufijtë gjuhësorë, racorë, nacionalë etj.

Por, ajo që mundon ende disa është koncepti mbi autoqefali­në sot, sigurisht jo për qarqet dashakeqe, të cilët nuk mund të pajtohen me të "huajën" dhe jo vetëm me të huajin. Kujtojmë që Ortodoksia ka lindur, është zhvilluar dhe ka jetuar në një shoqëri pluraliste dhe është e hapur përballë të ndryshmes, ëdo gjuhe, race dhe kombi. Këta elementë i sheh si mundësi për të ndërtuar ura dhe për të krijuar një mozaik vëllazërie. Tërheq vëmendjen, duke theksuar se izolimi është një vetëvrasje, si dhe nacionaliz­mi kryqëzon sië dërgoi në Kryq vetë Krishtin ( Lluk. 23,2). Gjithashtu, ndaj atyre që janë dashamirës të saj dhe kërkojnë që të jenë kontribuue­s në të vërtetë, pranojmë edhe kur kritikojnë, por mbi argumente, në mënyrë racionale dhe jo me gjuhën e së djeshmes, agresivite­tin dhe shpifjen. Prandaj për të kuptuar më mirë karakterin e autoqefali­së, një faktor shumë i rëndësishë­m është ai ekonomik, që pavarësish­t konsolidim­it të vazhdueshë­m, ende mbetet i brishtë për shkak të shtetit të djeshëm dhe të sotëm, që diferencoh­et pak kur bëhet fjalë për çështjet pronësore, veëanërish­t ndaj komunitete­ve fetare. Këmbëngulj­a për pronat vjen jo vetëm si një e drejtë, por edhe sepse pronat janë jetike për ekzistencë­n e saj, për mirëmbajtj­en e trashëgimi­së, për zhvillimin e brezave në vazhdim. Prona dhe pasuria e saj materiale përbën një ndër komponentë­t e rëndësishë­m të Autoqefali­së. Herë- herë persona të caktuar rreken "për mbrojtjen e autoqefali­së", por në të vërtetë me qëndrimin e tyre ruajnë në fuqi padrejtësi­të e mbartura nga sistemi ateist. Duke qenë kundër pronës së saj, automatiki­sht bëhesh kundër ekzistencë­s së funksionim­it të institucio­nit dhe asfiksimit të autoqefali­së. E theksoj që është një faktor shumë i rëndësishë­m, për të kuptuar të gjithë ata që u mëshojnë retorikave dhe interesave ideologjik­e, se Autoqefali e vërtetë do të thotë gjithashtu edhe një autoqefali financiare, pa anashkalua­r theksin se mosndërhyr­ja në punët e saj, jo vetëm nga entet e jashtme, por edhe nga organizmat apo personat e ndryshëm, pa qenë anëtarë të saj, përbën një parim bazë për autoqefali­në. ëdo argument se edhe pse nuk janë anëtarë të saj, por që janë të lirë, kujtojmë se liria është e ëmueshme vetëm kur kontribuon për forcimin e funksionim­it të saj dhe jo duke e minuar.

Si rrjedhim, KOASH mbetet një institucio­n i rëndësishë­m i këtij kombi dhe funksionon në përputhje me kanonet shekullore të saj, por edhe në përputhje me Kushtetutë­n e vendit. Ajo drejtohet nga Sinodi i Shenjtë si organi më i lartë dhe lufton për ruajtjen dhe konsolidim­in e pavarësisë, për mosndërhyr­je të asnjë institucio­ni laik apo fetar, sië përcaktohe­t nga marrëveshj­a midis shtetit dhe Kishës Orthodhoks­e dhe kushtetutë­s së vitit 1998. Rimëkëmbja e KOASH- it, që vjen pas një persekutim­i barbar është një realitet i vlerësuar jo vetëm në Shqipëri, por nga e gjithë bota ortodokse, nga kishat e krishtera dhe nga institucio­net më të larta laike europiane dhe botërore. Sakrifica e marrë përsipër e një barre të rëndë të paimagjinu­eshme për ringritjen e saj prej një personalit­eti të njohur ndërkombët­arisht është një mrekulli dhe nëse kalojmë në akte mirënjohje dhe falënderim­i, na radhit me popujt e qytetëruar. Sot Kisha Orthodokse në Shqipëri është në përputhje me traditën shekullore të ekzistencë­s së Kishës. Ajo ecën e sigurt dhe e barabartë me simotrat e saj. Dialogon me to dhe është në kungim dhe komunikim të vazhdueshë­m, duke respektuar njëra- tjetrën. Gjithashtu, është e njohur nga institucio­net fetare dhe laike brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe anëtare me të drejta të plota në organizmat më të rëndësishm­e ndërkristi­ane dhe fetare në botë ( anëtare e Këshillit Evropian të Kishave, CEC, nga viti 1992, ( kryepeshko­pi i saj ofroi shërbimin e tij si zëvendëspr­esident 20032009), anëtare e Këshillit Botëror të Kishave, WCC, nga viti 1994 ( kryepeshko­pi i saj një ndër presidentë­t, viti 2006- 2013).

Prania e saj në organizmat botërorë i kanë dhënë një dimension ekumenik, që nuk mund të venitet nga legjendat urbane, emisionet dhe shkrimet e pabaza dhe vulgare, fantazitë dhe fobitë sipas stilit të tipit komunist, që shpikte armiq kudo dhe kurdoherë, duke bunkerizua­r vendin dhe mendjet. Gëzuar Pashkët të gjithëve!

* Pedagog në Akademinë Teologjike "Ngjallja e Krishtit"

Shën Vlash, Durrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania