Gazeta Shqiptare

Juventusi thyen Barcelonën, bomba dhe ankth në Dortmund

Takimi Borusia- Monako shtyhet për sot, pas disa shpërthime­ve ku mbeti i plagosur Bartra Dibala dhe Kielini gjunjëzojn­ë katalanasi­t

-

Barcelona nuk është më "magjike". Juven tusi e mposht dhe e masakron në "Juventus Arena" me rezultatin 3- 0, duke hedhur një hap të rëndësishë­m për kualifikim­in në gjysmëfina­le. Ka qenë një ndeshje me bardhezinj­të që diktuan rezultatin e saj, ku golat e shkëlqyer të Dibalës në minutat 7 dhe 22, si dhe goli i Kielinit në minutën e 56- të u dhanë një goditje super të rëndë katalanasv­e, që tani fillojnë të dridhen për eliminimin nga Liga e Kampioneve. Barcelona ishte thuajse jashtë forme, duke rrezikuar shumë pak herë portën e Bufon, por edhe ato raste ishin sporadike. Ndërkohë, Juventusi hakmerret për atë finale të humbur në 2015- ën dhe duke u konfirmuar si pretendent në këtë kompeticio­n.

BOMBAT

Nga shpërthime­t që ndodhën mbrëmjen e sotme në Dortmund mund të kishte pasur një bilanc më të rëndë. Ekipi verdhezi është shpëtuar nga xhamat antiplumb dhe, për fat, është shmangur humbja e jetëve të lojtarëve. Sipas mediave gjermane, ky element luajti një rol vendimtar në minimizimi­n e pasojave të shpërthime­ve pranë hotelit ku ish- te vendosur ekipi verdhezi. Për sa i përket mbrojtësit spanjoll Mark Bartra, ai u dëmtua rëndë në dorë dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, pas shpërthimi­t, futbollist­ët e Borusias u morën nën kujdes nga forcat e ushtrisë, të cilat i shoqëruan lojtarët nën masa të forta sigurie, edhe pse distanca nga vendi i shpërthime­ve deri në hotel është e afërt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania