Gazeta Shqiptare

Basha: Vetingu, projekt mafioz i ndërkombët­arëve

Kreu i PD- së: Ofertë zemërgjerë­sie, mund të kërkonim dhe arrestimin e Ramës "Janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi dje ndërkombët­arët se janë autorë të një komploti mafioz sa i përket vetingut. Sipas tij, ka një komplot ndërkombët­ar për t'i dhënë në dorë drejtësinë Edi Ramës. "Projekti i vetingut është një projekt mafioz i ndërkombët­arëve", - deklaroi Basha. Sipas tij, komplotist­ët, që janë diplomatë të huaj, kanë marrë peng ekspertët e BE- së. "Komploti është zbuluar jo herët sa duhet, por në kohë; gjithçka është bërë me qëllim jo për të ndihmuar Shqipërinë për të pasur prokurorë dhe gjyqtarë të pakorruptu­ar, por për t'i dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti, jo pro Shqipërisë, por pro Edi Ramës, kundër interesave të shqiptarëv­e kudo që janë. Jemi këtu, dhe jam këtu i vendosur të qëndroj si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Rama, kjo s'ka për të ndodhur kurrë! Rama, komploti është zbuluar, jo thjesht sepse ty nuk të zëmë besë, por se i vënë në pikëpyetje edhe miqtë e tu motivet e tua, bashkëkomp­lotistët e tu janë dekonspiru­ar dhe i pret gjykimi në institucio­net ndërkombët­are. Të gënjeu mendja se mund të na kompleksoj­e, ke harruar se përballë ke që tani brezin e ri të shqiptarëv­e që nuk i komplekson dot, as ti, as miqtë e tu të korruptuar", - deklaroi Basha. Sipas tij, "Republika e vjetër është një komplot kundër qytetarëve shqiptarë, ekonomisë, demokracis­ë dhe të rinjve". "Ja pse edhe rinia kërkon përmbysje të republikës së vjetër. 1.000 euro për frymë u ka zhvatur republika e vjetër qytetarëve shqiptarë. Kjo vjedhje shtrihet në të gjithë qytetarët, si të majtë, ashtu edhe të djathtë. Çmimet e rritura janë pjesë e kësaj vjedhjeje dhe shkojnë në xhepat e një grushti pushtetarë­sh. Janë autorë të komplotit me interesa miliarda euro. Ndaj nuk duan të tërhiqen. Vetingu në politikë

bëhet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Klani i Edi Ramës është autor i komplotit. Me vetingun në drejtësi kërkon të fusë në dorë sistemin e drejtësisë. Projekti i vetingut është një projekt mafioz i ndërkombët­arëve. Ata donin t'i jepnin Ramës drejtësinë në dorë. Komploti është zbulu-

ar. Ndërkombët­arët do japin llogari në SHBA dhe BE", - deklaroi Basha.

Ai bëri të qartë se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe largimin e Ramës nga karrigia e kryeminist­rit. "Oferta jonë për qeverinë teknike është ofertë e zemërgjerë­sisë tipike, të opozitarëv­e të lirisë, Kreu i PD- së, Lulzim Basha deklaroi dje, në darkë se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë votim për drejtësinë në këtë session të Kubvendit. “Ne do të votojmë nga e para ligjin për vetingun dhe pesë ligjet e tjera të zbatimit të reformës në drejtësi, sipas marrëveshj­es së 22 korrikut, për t’i kthyer ato tek fryma dhe gërma e 22 korrikut dhe, mbi të gjitha, për të garantuar një drejtësi të pavarur nga politika dhe nga krimi. Por së pari duhet të bëjmë zgjedhje të lira”, tha Basha.

sepse jemi në të drejtën tonë të kërkojmë jo vetëm largimin, por arrestimin dhe procedimin e kreut të kësaj masakre, të këtij shkatërrim­i që i është bërë vendit. Por s'kemi kërkuar ta përmbysim me revolucion, por vetëm të largohet, si shenja minimale e përgjegjës­isë për ku e ka sjellë vendin", - tha z. Basha.

 ??  ?? Protestat e opozitës
Protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania