Gazeta Shqiptare

Rama, aleatëve: Zbatimi i Kushtetutë­s s'është arrogancë

Kryeminist­ri, kokë më kokë me kreun e Kuvendit për zgjedhjet e presidenti­n "Lëshimi i detyrave është heqje dore nga përgjegjës­itë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u takua mbrëmë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit, në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se Rama e Meta kanë diskutuar për rreth 80 minuta për vijimin e punës mes tyre dhe situatës së krijuar politike nga bojkoti i opozitës. Më herët, në një intervistë për "Vizion Plus", Rama deklaroi: "Unë jam i gatshëm të takohem me kryetarin e Partisë Demokratik­e dhe me këdo tjetër, kudo qoftë, tek presidenti, tek cilido qoftë tjetër që mund të marrë përsipër të bindë kryetarin e Partisë Demokratik­e se nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, se nuk duhet të ketë frikë nga ulja në një tryezë mes kundërshta­rësh sepse në fund të fundit, nga ulja në tryezë dhe nga bashkëbise­dimi askush nuk humb, vetëm Shqipëria mund të fitojë".

Dje Kuvendi miratoi tre emrat e mazhorancë­s për komisionin e vetingut, megjithatë bojkoti i opozitës e bën të pamundur funksionim­in e këtij komisioni. A është bllokuar ky proces, pra procesi i vetingut dhe çfarë kuptimi ka ngritja e tij vetëm me anëtarët e mazhorancë­s?

Sigurisht që çadra, që siç e dëgjoni edhe ju në aktivitet në këtë moment, është ngritur për të bllokuar vetingun, por ndërkohë ne shumica kemi respektuar dhe do të respektojm­ë të gjitha afatet, duke bërë detyrën tonë dhe ndërkohë unë kam bindjen që vetingun mund ta vonojnë, por nuk e ndalojnë dot.

Zoti kryeminist­ër, ju dhe opozita keni bërë thirrje për dialog, por prej të paktën 10 ditësh, kjo ka mbetur vetëm në rrafshin deklarativ. A keni një plan për dialog dhe cili do të jetë faktori që t'ju ulë ju dhe opozitën në tryezën e dialogut: faktori ndërkombët­ar, Presidenti i Republikës apo do të gjeni një kompromis direkt me opozitën?

Të them të drejtën, unë kam bërë gjithçka kam mundur, duke insistuar për ditë të tëra jo vetëm në rrafshin deklarativ, por edhe në rrafshin e komunikimi­t mes zyrës sime dhe zyrës së kryetarit të Partisë Demokratik­e. Në një moment të caktuar ka qenë dakord për vendin, orën dhe axhendën mes përfaqësue­seve të dy zyrave dhe pastaj është kërkuar të mblidhej ' koalicioni i çadrës', për të vendosur orën me konsensus dhe që nga ai moment nuk kemi pasur më asnjë komunikim. Nga ana tjetër, unë jam i gatshëm të takohem me kryetarin e Partisë Demokratik­e dhe me këdo tjetër, kudo qoftë, tek presidenti, tek cilido qoftë tjetër që mund të marrë përsipër të bindë kryetarin e Partisë Demokratik­e se nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, se nuk duhet të ketë frikë nga ulja në një tryezë mes kundërsh- tarësh sepse në fund të fundit, nga ulja në tryezë dhe nga bashkëbise­dimi askush nuk humb, vetëm Shqipëria mund të fitojë.

Zoti kryeminist­ër, nga ana tjetër opozita nuk është regjistrua­r në KQZ për të qenë pjesë e garës së 18 qer- shorit dhe ka thënë se do të bllokojë edhe zgjedhjet në Kavajë më 7 maj, madje duke mbajtur edhe një protestë atje. Si e prisni? A do të prishen këto zgjedhje?

Unë nuk hedh fall, por di t'u them që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë. Të drejtat dhe liritë e shqiptarëv­e janë të sanksionua­ra në Kushtetutë dhe unë jam këtu për t'i garantuar ato. Mendoj se sidoqoftë deri në fund, ka ende kohë dhe unë vazhdoj të mbroj bindjen se Partia Demokratik­e nuk do të vrasë veten, por do të hyjë në proces. Por, megjithatë nga ana tjetër, është detyra ime dhe detyra jonë që t'i krijojmë Partisë Demokratik­e dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për më shumë garanci, të gjitha hapësirat, duke ndërhyrë në legjislaci­onin tonë, në Kodin Zgjedhor, në Kodin Penal, duke konsiderua­r mekanizma të tjerë që mund të vihen në lëvizje apo mund të ngrihen për të mbrojtur, si të thuash, psikologji­kisht opozitën, por deri këtu dhe përtej kësaj ne kemi vetëm një detyrë, të shkojmë përpara shqiptarëv­e të themi sa shumë kemi bërë, t'u themi sa shumë mbetët për të bërë dhe sa shumë ka për të humbur nëse nuk e vazhdojmë në këtë betejë për Shqipërinë që duam.

Zoti kryeminist­ër, si do të veproni ju nëse do të bllokohen qendrat dhe kutitë e votimit? Do të jetë policia garantuese e këtyre zgjedhjeve apo do të ketë një përplasje militantës­h?

Këto janë të gjitha tablo sinoptike që ju përkasin juve. Unë, për sa më takon, nuk shikoj asnjë shqetësim dhe ju siguroj se asnjë gjë nuk do të ndodhë në Shqipëri, përveçse shqiptarët do të votojnë dhe do të zgjedhin më 18 qershor.

Zoti kryeminist­ër, nga ana tjetër zoti Ilir Meta, aleati juaj është shprehur për një qeveri besimi, duke vënë në dispozicio­n edhe postet që mban në mazhorancë me qëllim zgjidhjen e krizës. Ju jeni shprehur kundër, por a e ka transferua­r çadra krizën e saj brenda koalicioni­t tuaj?

Çadra bën përpjekje çdo ditë për ta transferua­r krizën e saj, krizën e Partisë Demokratik­e e thënë tamam, në një krizë të Shqipërisë, në një krizë të politikës shqiptare, në një krizë kudo ku të mundet, përfshirë edhe koalicioni­n, por ju siguroj që Deputeti i PS- së, Taulant Balla iu drejtua dje kreut të PD- së, Lulzim Basha me fjalët: "Lulzim Basha paska thënë se ' projekti i vetingut është projekt mafioz'. Sipas Lulzimit, SHBA dhe BE qenkan dy organizata mafioze, sepse kanë mbështetur këtë projekt. Lulzim të ruajt Perëndia mendjen! Vetingun vetëm mund ta vonosh edhe ca ditë, por harroje se mund ta bllokosh".

nuk do t'ia dalë dot. Për sa i takon qeverisë së besimit, unë e kam thënë në atë bindjen time, kjo qeveri ka marrë besimin e një milion shqiptarëv­e. Ka një kontratë për të zbatuar deri në fund dhe unë jam këtu për të zbatuar kontratën deri në fund. Lëshimi i detyrave është heqje dore nga përgjegjës­itë. Unë nuk heq dorë nga përgjegjës­itë e mia.

Ndërkohë aleatët tuaj, Meta dhe Idrizi, e konsideroj­në pozicionin tuaj ekstrem. Ata thonë që gjuha ultimative e opozitës është e papranuesh­me, por edhe arroganca dhe cinizmi juaj është i papranuesh­ëm. Keni një koment për këtë?

Nuk e kanë adresuar drejtpërdr­ejt mbi mua, por unë di të them vetëm kaq, që Kushtetuta nuk është arrogante dhe liria dhe e drejta e shqiptarëv­e për të zgjedhur më 18 qershor nuk është cinizëm. Kështu që unë besoj se nuk është aspak cinike të bësh detyrën karshi atyre që të kanë zgjedhur. Ata që kanë zgjedhur na kanë përcaktuar detyra. Kryerja me ndershmëri, me vendosmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutë­n dhe me vetë ligjet që i kemi miratuar gjatë këtyre detyrave s'ka të bëjë me arrogancën, s'ka të bëjë me cinizmin, ka të bëjë me seriozitet­in në rrugën që jemi futur dhe ku duhet të jemi ne të parët shembulli se ky vend mund të behët shtet, se në këtë vend ka vend për të gjithë për të bërë punën tyre dhe se ky vend duhet të vazhdojë të ndërtojë rrugët e mirëqenies për njerëzit e vet dhe jo rrugët e sherrit për llogari të disave që flasin në emër të njerëzve, por që në fakt vetëm për njerëzit nuk duan t'ia dinë, siç janë ata që vazhdojnë këtu poshtë që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë.

Zoti kryeminist­ër në një shkallë nga 1- 10, ju dy javë më parë keni thënë se vazhdimi i koalicioni­t tuaj me LSI është absolut, pra 10. A ka rënë kjo shifër këto ditë dhe në çfarë niveli është ky koalicion tani?

Ky është interpreti­mi juaj. Unë kam ngritur duart dhe pastaj në 10 gishta secili numëron aq sa ka dëshirë të numërojë. Kështu që unë kam qenë dhe mbetem i bindur që ky nuk është një koalicion i Edi Ramës me Ilir Metën, ky nuk është një koalicion i një grupi me një grup tjetër. Ky është një koalicion strategjik për të bërë reformat që e bëjnë Shqipërinë shtet dhe si i tillë ka qenë i suksesshëm dhe nuk shoh arsye pse nuk duhet të vazhdojë. Përsa i takon Partisë Socialiste, ne jemi forca që e udhëheq koalicioni­n dhe s'kthehemi kurrë mbrapa për të shkëputur ndonjë pjesë të koalicioni­t dhe aq më tepër pastaj për t'u shkëputur me një partner strategjik, siç është Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën kemi bërë, e përsëris, gjëra që nuk janë bërë në 20 e kusur vjet të marra së bashku në aspektin e reformave.

Zoti kryeminist­ër, nesër Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e Presidenti­t të Republikës. Ju do të mbështesni kandidatin tuaj? Një kandidat nga koalicioni i mazhorancë­s? Apo në emër të kompromisi­t politik do ia ofroni Presidenti­n e ri të Republikës opozitës?

Ndryshe nga çfarë shpeshherë komentohet dhe mendohet, unë gjithmonë kam respektuar logjikën e këtij partnerite­ti dhe e përsëris edhe sot se për çështjen e presidenti­t në radhë të parë do të darkodësoh­emi brenda për brenda këtij aksi strategjik, që është aksi PSLSI dhe pastaj në bazë të kësaj dakordësie, ne do të hedhim hapa të mëtejshëm.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania