Gazeta Shqiptare

Vetingu, tjetër seancë e jashtëzako­nshme në 18 prill

Zbardhen tabulatet, nga Meta e Kryemadhi, tek Doshi e Blushi, vota për komisionin e vetingut PD, sot afati i fundit për të dorëzuar emrat

- Valentina Madani

Ilir Meta thërret sërish Kuvendin në një seancë të jashtëzako­nshme në datë 18 prill, për ngritjen e komisionit "ad hoc" me 12 anëtarë. Ora 16: 00 e 13 prillit do të jetë afati i fundit i të gjitha palëve politike për të dorëzuar kandidatur­at për anëtarë të këtij komisioni. Më pas, në seancë plenare do të diskutohet dhe miratohet krijimi i dy komisionev­e me 12 dhe 6 anëtarë. Ilir Meta iu është drejtuar përmes kësaj letre krerëve të grupeve parlamenta­re, ku u kërkon të dërgojnë propozimet e tyre për përbërjen e këtyre komisionev­e "ad hoc".

Këto komisione përbëhen respektivi­sht nga 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita. Si dhe komisioni me 6 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. Kreu i Kuvendit u kujton grupeve parlamenta­re se një deputet mund të jetë anëtar vetëm në njërin nga komisionet "ad hoc" të përzgjedhj­es. Javën e shkuar, Avokati i Popullit dorëzoi në Kuvend listën dhe dosjet përkatëse të secilit kandidat që plotësoi kriteret e vendosura, bashkë me listën e atyre që nuk i plotësuan kriteret. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur tjetër seancë të jashtëzako­nshme, pas asaj të së martës, ku u miratuan 3 anëtarët e një komisioni. Kreu i PDIUsë, Shpëtim Idrizi, nuk mori votat e nevojshme për të qenë anëtar i komisionit ' ad hoc' për vetingun. Deputetët e Kuvendit pa opozitën miratuan kandidatur­at e dy anëtarëve të PS- së, Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe atë të LSI- së, Luan Rama. "BalkanWeb" siguroi dje procesverb­alet e votimit të katër kandidatur­ave të mazhorancë­s për komisionin ' ad hoc', ku bie në sy fakti se kreu i LSIsë, Ilir Meta edhe pse prezent në sallë nuk ka votuar pro për 1 nga 2 kandidatur­at e propozuara nga PS- ja, e respektivi­sht për Ulsi Manjën. Të njëjtin qëndrim kanë

mbajtur edhe ligjvënësi­t e LSI- së, Spartak Braho e Agron Çela, të cilët kanë preferuar të mos marrin pjesë në votimin për Manjën, por kanë votuar pro kandidatur­ës tjetër të PS- së, Vasilika Hysi. Ndërkohë që deputetja e LSI- së, Monika Kryema-

dhi, edhe pse prezente në sallë nuk u ka dhënë votën pro të dy kandidatur­ave të PS- së, duke preferuar të mos marrë pjesë në votim. I vetmi deputet që ka votuar kundër Ulsi Manjës për në komisionin ' ad hoc' të vetingut ka qenë përfaqësue­si i PDIU- së, Aqif

Rakipi. Meta ashtu edhe Kryemadhi, ndryshe nga sa vepruan me kandidatur­at e PS- së, kanë votuar pro në rastin e kandidatit të LSI- së dhe të PDIU- së, respektivi­sht për Luan Ramën e Shpëtim Idrizin. Madje, bie në sy fakti se Idrizin e kanë Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji akuzoi dje kryeminist­rin Rama se ka shitur për interes të tij prona publike në mes të Tiranës. Bëhet fjalë për projektin e kullës 300 metra të lartë në Bulevardin e Ri të Tiranës, që do të ndërtohet nga një kompani arabe, por që kërkon më parë lehtësira fiskale. Sipas Salianjit, Rama fiton 142 mln euro nga kjo skemë.

votuar pothuajse të gjithë deputetët e LSI- së në sallë, respektivi­sht Robert Bitri, Spartak Braho, Silva Caka, Petrit Gjoni, Pirro Kapurani, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Ilir Meta, Luan Rama, Gledion Rahovica, Ylli Shehu, Përparim

Spahiu, Vangjel Tavo dhe Petrit Vasili. Nga PS- ja, por kandidatur­ës së Idrizit rezultojnë të kenë votuar edhe dy deputetët socialistë Klodiana Spahiu e Edmond Zejni, si edhe dy ligjvënësi­t e pavarur, Tom Doshi e Mhill Fufi.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania