Gazeta Shqiptare

Heqja e mandateve të deputetëve, PS kritika Bibës

' Ligjet', Luan Rama: Të ndryshojë dekriminal­izimi

-

Deputetët

e PS- së shprehën dje kritika ndaj kreut të KQZ- së për heqjen e mandateve të deputetëve, ndërkohë që deputeti i LSI- së, Luan Rama kërkoi ndryshim të ligjit të dekriminal­izimit, për të qartësuar marrëdhëni­en mes Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe KQZ- së. Kërkesa e deputetit të LSI së erdhi pasi kryetari i KQZ- së, Denar Biba deklaroi se heqja e mandateve të funksionar­ëve të lartë është bërë pa pasur dokumentac­ionin origjinal të dënimit të formës së prerë që kanë marrë jashtë vendit. "Prokurori i Përgjithsh­ëm na ka sjellë rastet e tri mandateve të zotit Dashamir Tahiri, Elvis

Kërkesa e deputetit të LSI- së erdhi pasi kreu i KQZ- së, Denar Biba tha se heqja e mandateve të funksionar­ëve të lartë është bërë pa pasur dokumentac­ionin origjinal të dënimit të formës së prerë që kanë marrë jashtë vendit.

Rroshi dhe Shkëlqim Selami, të cilët janë dënuar jashtë vendit për vepra të caktuara. I kemi kërkuar t'i shohim këto vendime, madje seancat kanë qenë publike. Nuk na kanë sjellë aktet përkatëse as sot që po flasim dhe e kemi marrë vendimin në mirëbesim të prokuroris­ë dhe për pasojë, përgjegjës­inë e ka ai organ", deklaroi kreu i KQZ- së, Denar Biba. "Nëse nuk vjen dokumenti, kush mban përgjegjës­i? Pastaj ka një detyrim ligjor në marrëdhëni­et tuaja me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, të plotësohet dokumentac­ioni, pastaj të merret vendimi. Mirëbesimi në këto çështje nuk ekziston", tha deputeti socialist, Pandeli Majko. "Në vlerësimin tim ka nevojë për të saktësuar më mirë pozicionet dhe autoriteti­n e in- stitucione­ve edhe në ligj, pavarësish­t se janë ligje të bëra së fundmi dhe janë bërë nën presion për t'i bërë shpejt dhe me vullnetin e mirë për të zgjidhur një problem që u ngrit si kauzë politike, siç ishte dekriminal­izimi. Ligji ka paqartësi dhe krijon kakofoni në rolin dhe autoriteti­n e institucio­neve", tha deputeti i LSI- së, Luan Rama. Deklarata e kryetarit të KQZ- së ka shkaktuar debat mes deputetëve të Partisë së Socialiste, të cilët kërkuan që vendimet të mer- ren bazuar në dokumentac­ion. "Vendimet duhet të merren në funksion të provave që do të sjellë prokuroria, jo të një shkrese që ka prova për Bashkim Finon. KQZ nuk duhet ta marrë vendimin, po e mori të venë në burg. Është e thjeshtë, të zbatojë rezolutën, ose t'i shkarkojmë. E kemi në dorë; ne i vëmë, ne i shkarkojmë", tha deputeti socialist, Bashkim Fino, duke iu drejtuar kreut të KQZ- së, Denar Biba.

 ??  ?? Kreu i LSI- së, Ilir Meta
Kreu i LSI- së, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania