Gazeta Shqiptare

' Presidenti', Kuvendi nis sot procedurat

Kreu i Kuvendit mbledh Konferencë­n e Kryetarëve pas letrës së kreut të grupit të PS dhe memos së drejtorit juridik Propozimi i socialistë­ve, më 19 maj raundi i parë i votimit

- Darina Tanushi

Konferenca e Kry etarëve do të disku tojë sot në orën 10: 00 në lidhje me nisjen e procedurav­e për zgjedhjen e Presidenti­t të Republikës. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e thirri dje në mbrëmje konferencë­n, pas një letre që atij iu dërgua nga kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Gramoz Ruçi, por edhe pas memos së Drejtorisë Juridike të Kuvendit, që përcakton se procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të nisin pikërisht sot, më 13 prill dhe duhet të mbyllen më 24 korrik. Në letrën që Ruçi i dërgoi dje Metës thuhet: "Neni 88 pika 2/ 1 i Kushtetutë­s së Shqipërisë parashikon se ' kur mandati presidenci­al përfundon gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e presidenti­t fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit". "Duke pasur në konsiderat­ë: afatet maksimale për çdo raund votimi, të përcaktuar­a në pikën 2 të nenit 86 të Kushtetutë­s - thuhet në letrën e Ruçit dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullore­s së Kuvendit dhe numrin maksimal të këtyre raundeve, ( gjithsej 5 raunde), por edhe afatet për shpërndarj­en e Kuvendit për fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamenta­re, sipas Kodit Zgjedhor, - kërkoj që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurën e zgjedhjes së Presidenti­t të Republikës në datën 13 prill", shprehet Ruçi, në letër. Më tej, Ruçi kërkoi pikërisht thirrjen e Konferencë­s së Kryetarëve për sot në orën 10: 00, gjë që në fakt u përcaktua edhe nga kryetari i Kuvendit, Meta dhe në rendin e ditës, Ruçi kërkon edhe diskutimin për përcaktimi­n e datës së raundit të parë të votimit për presidenti­n, ndërkohë që ende nuk ka asnjë emër për këtë pozicion. Ruçi propozon që seanca e parë ose raundi i parë të jetë më 19 prill.

KUVENDI

Nga ana tjetër, në një memo të posaçme, edhe drejtori Juridik i Kuvendit, Alban Brati i sqaron kreut të Kuvendit se mandati i presidenti­t në detyrë, Bujar Nishani përfundon më 24 korrik. Sipas shkresës, data 9 korrik është afati i fundit i Kuvendit për zgjedhjet e kreut të ri të shtetit. Me memon e drejtorit juridik të Kuvendit janë vënë në dijeni edhe grupet par-

lamentare. Sipas letrës drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, procedura për zgjedhjen e presidenti­t të ri duhet të nisë nga data 13 prill 2017, pra nga nesër. "Mandati i presidenti­t Bujar Nishani mbaron në 24 korrik 2017. Procedurat nisin 60 ditë para

mbarimit të Kuvendit. Mandati i Kuvendit aktual përfundon në 9 shtator 2017. Procedurat të fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017", shkruhet në memon drejtuar Metës. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e presidenti­t. Në tri raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/ 5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Drejtoria Juridike i bën me dije Metës se Kuvendi midis datave 3 maj dhe 18 maj 2017 duhet të shpërndahe­t, duke mbyllur punimet e sesioneve të zakonshme të tij për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore. Nga pikëpamja formale, thuhet në këtë letër, mbyllja e punimeve të sesioneve të zakonshme të Kuvendit dhe shpërndarj­a e tij për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore nuk përbën pengesë kushtetues­e për fillimin e procedurës së zgjedhjes së presidenti­t pasardhës. Bazuar në nenin 74, "Mandati i presidenti­t Bujar Nishani mbaron në 24 korrik 2017. Procedurat nisin 60 ditë para mbarimit të Kuvendit. Mandati i Kuvendit aktual përfundon në 9 shtator 2017. Procedurat të fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017", shkruhet në memon drejtuar Metës. pika 2 të Kushtetutë­s dhe në nenin 42 të rregullore­s së Kuvendit, Kuvendit i është njohur mundësia që të thirret në sesion të jashtëzako­nshëm me kërkesë të motivuar me shkrim të Presidenti­t të Republikës, të kryeminist­rit ose të paktën një të pestës së të gjithë deputetëve. Kjo ka ndodhur edhe në maj 2013, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 21 qershorit 2013, me qëllim miratimin e 3 ligjeve që kërkoheshi­n për hapjen e negociatav­e me BE- në. Ndaj, drejtori Juridik i rekomandon kreut të Kuvendit se procedura duhet të fillojë sot dhe të mbyllet jo më vonë se data 9 korrik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania