Gazeta Shqiptare

Kësti i shtatë, 17 përfituesi­t të dorëzojnë certifikat­ë e numër llogarie

Ish- të përndjekur­it që janë gjallë, dokumentet që duhen për të marrë paratë Ish- të dënuarit politikë që janë gjallë do të marrin këstin e 8- të

-

Ish- të dënuarit politikë që janë gjallë dhe s'kanë marrë ende këstin e shtatë, duhet të plotësojnë dokumentet. Ministria e Financave publikon listën me 17 ish- të dënuar politikë të regjimit komunist, të cilët nuk kanë marrë ende këstin e shtatë. Përfituesi­t kanë mungesë dokumentac­ioni në dosje dhe për të marrë këstin e dëmshpërbl­imit duhet të dorëzojnë sa më parë dokumentet. Mungesat janë: certifikat­a personale e tre muajve të fundit, numri i llogarisë bankare, ose prokura e parinovuar. Ministria e Financave bën të ditur se përftuesit duhet të dorëzojnë sa më parë dokumentet në rrugë postare ose pranë zyrave të ministrisë, me qëllim që të marrin këstin e shtatë, për të proceduar më pas për këstin e tetë dhe të fundit. Ligji për ish- të përndjekur­it politikë u jep përparësi në pagesa ish- të dënuarve politikë që janë gjallë dhe mbi 75 vjeç.

PAGESAT

Ministria e Financave bën të ditur se përgjatë 8 viteve të qeverisjes së shkuar, nga miratimi i ligjit në vitin 2007 deri në 2013- ën janë paguar rreth 13.000 dosje, me një shumë rreth 10 miliardë lekë. Me këtë shumë është paguar kësti i parë dhe një pjesë e këstit të dytë për përfituesi­t apo për ish- të dënuarit të cilët janë gjallë. Ndërkohë, gjatë vitit 2014 Ministria e Financave, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Ministrinë e Drejtësisë, pas disa ndryshimev­e të rëndësishm­e ligjore, i ndau në dy kategori ish- të përndjekur­it politikë. Për vitet 2015 dhe 2016 fondi i vënë në dispozicio­n të dëmshpërbl­imit të ishtë përndjekur­ve ishte nga 2 miliardë lekë për secilin vit. Kategoria e parë u cilësua si kategoria parësore. Në këtë kategori u vlerësuan "gra, ish- të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës". Në vijim, në kategorinë e dytë me prioritet, u vlerësuan "persona ish- të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë", në kategorinë e tretë me prioritet, "persona ish- të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda", në kategorinë e katërt me prioritet, "persona ish- të dënuar, që janë gjallë, të cilët pavarësish­t moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç", në kategorinë e pestë me prioritet, "persona ish- të dënu- ar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimt­arë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç", si dhe në kategorinë e gjashtë me prioritet, "persona ish- të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç". Ky ndryshim në ligj ndodhi për t'u ardhur në ndihmë ishtë dënuarve që jetojnë dhe që ata ta marrin dëmshpërbl­imin e tyre në një kohë më të shkurtër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania