Gazeta Shqiptare

Vrasja e Cukut, verifikim telefonata­ve të personave të sapodalë nga burgu

"Në sitë" edhe thirrjet e kalimtarëv­e pranë pallatit ku u ekzekutua ish- komisari Policia kërkon të dhëna nga kompanitë celulare

-

Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për vrasjen e ish- komisar Artan Cukut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në pallatin ku ai jetonte. Duke qenë se në vendin e ngjarjes, grupi hetimor nuk ka mundur të mbledhë prova të mjaftueshm­e që mund të çonin në identifiki­min e ekzekutori­t, pasi ky i fundit dyshohet të ketë qenë profesioni­t dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë, hetuesit kanë nisur verifikime­t për të zbuluar se kush janë personat që kanë lëvizur në zonën e Liqenit Artificial, e konkretish­t pranë pallatit ku u vra Cuku. Për këtë gjë, mësohet se grupi hetimor po vijon kontrollet e antenave celulare për të zbuluar detaje të reja që mund t'u shërbejnë në zbardhjen e krimit. Ndërkaq, burime pranë hetuesve sqaruan se kanë kërkuar edhe të dhëna nga kompanitë celulare për të verifikuar bisedat e disa personave të dyshuar si të përfshirë në vrasje, apo edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për krimin. Kjo, duke u nisur nga disa deklarata që policia ka siguruar nga banorë të pallatit, se pak para vrasjes kanë parë një person me kapele që shkruante diçka në telefon. Burimet e lartpërmen­dura thanë më tej, se verifikime në biseda janë duke u kryer edhe ndaj personave që kanë pak kohë të liruar nga burgu, ndaj të cilëve është vërtetuar se të shtunën kanë qenë në Tiranë. Dy ditë më parë, sipas ekspertizë­s biokimike rezultoi se ish- komisari është qëlluar me 4 plumba pas shpine, 2 prej të cilave i ka marrë në kokë.

HETIMET

Pista kryesore e hetimit vijon të jetë ajo për shkak të detyrës. Ndërkaq, hetuesit i kanë shtrirë dyshimet edhe në ndonjë konflikt të mundshëm që 42- vjeçari mund të ketë pasur kohët e fundit për shkak të policisë private që ai administro­nte, ku dyshohet se mund të ketë pasur përplasje për shkak të konkurrenc­ës për ruajtjen fizike të disa minierave të kromit. Një pistë tjetër e hetimit është edhe e hakmarrjes, pasi në vitin 2005, në Komisariat­in Nr. 4, shtetasi Agim Daka vrau veten me armën e Cukut. Gjatë kohës që Artan Cuku ka qenë në detyrë në Vlorë, Fier e Ti- ranë, ka hapur dosje të mbyllura, të cilat janë pasuar me arrestime të reja. Edhe gjatë ditës së djeshme, policia e Tiranës ka vijuar shoqërimet e personave të dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për identifiki­min e autorëve. Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 7 gëzhoja, 5 të Ish- komisari Artan Cuku u vra me 5 plumba. 4 prej plumbave Cuku i kishte marrë në gjoks, ndërsa njërin në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20: 00 të së shtunës, në afërsi të Liqenit Artificial, në Tiranë. 42- vjeçarit iu bë pritë në hyrje të pallatit ku banonte, ndërsa vetëm pak minuta para vrasjes ai ishte ndarë nga familja e tij.

kalibrit 7.65 milimetër dhe 2 të kalibrit 9 milimetër. Ndërsa vijojnë të mbeten ende në mister plumbat e ndryshëm të sekuestrua­r dhe nëse autor i krimit ka qenë një person i vetëm dhe ka përdorur dy armë, apo ekzekutorë­t e Artan Cukut kanë qenë dy persona të ndryshëm.

 ??  ?? Ish- komisar Artan Cuku
Ish- komisar Artan Cuku
 ??  ?? Vendi ku ndodhi krimi
Vendi ku ndodhi krimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania