Gazeta Shqiptare

Apeli lë pas hekurave 4 policët e Qafë- Thanës, lejuan kalimin e kamionit me 8 tonë drogë

Mjeti i nisur nga Maqedonia u kap në shkurt 2017 në Itali

-

Gjykata

e Apelit për Krime të Rënda la dje në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për katër punonjësit e Policisë së Qafë- Thanës, të cilët u arrestuan pak javë më parë me kërkesë të Prokuroris­ë për Krime të Rënda. Ndalimi i tyre u bë në bazë të hetimeve për kalimin e një kamioni me 8 tonë kanabis nga vendi ynë, i cili u kap në Itali. Kështu, Apeli vendosi të lërë pas hekurave Çlirim Pepën, me detyrë përgjegjës turni; Ervin Kodrën, me detyrë kontrollor hyrjeje dhe daljeje; Lirim Halilin, me detyrë te kabina në hyrje; dhe Syrja Terziun, kontrollor në hyrje. Këta persona akuzohen për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike". Nga hetimet rezultoi se kamioni me 8 tonë drogë që kishte trafikuar këtë sasi lëndë narkotike e kishte origjinën e tij nga Maqedonia dhe kishte kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali. Katër personat e lartpërmen­dur e apeluan masën e "arrestit me burg", pasi pretendojn­ë se e kanë kryer detyrën e tyre ashtu siç duhet dhe se nuk është përgjegjës­ia e tyre për drogën e kaluar drejt Italisë. Ndërkaq, gjatë hetimit ka rezultuar se kamioni i kapur në Itali, me drejtues shtetasin maqedonas Z. S., rezulton të ketë hyrë në Shqipëri më datë 04.02.2017, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë, Pogradec dhe, pasi u është nënshtruar verifikime­ve doganore të tij dhe dokumentac­ionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtimin final të deklaruar, për në Belgjikë. Po më datë 05.02.2017, në orën 15: 50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili, pasi u është nënshtruar procedurav­e të kontrollit të dokumentac­ionit shoqërues të tij, pa u kontrollua­r në skaner, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkua­r në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën DurrësAnko­na ( Itali). Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistrua­r nga punonjësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistrua­r në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, më datë 05.02.2017, në orën 15: 50, tranzit për në Itali.

 ??  ?? Kamioni i bllokuar me drogë
Kamioni i bllokuar me drogë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania