Gazeta Shqiptare

"Ja si u masakrua brenda në dyqan 60- vjeçari Agim Arapi"

"Jurgen Kurti s'mori pjesë në përleshje. Viktima vdiq nga problemet në zemër" Policia: U godit me grushte nga 2 vëllezërit Ekonomi

-

Një ditë pas vrasjes së 60- vjeçarit Agim Arapi, policia e Durrësit ka zbardhur kronologji­në e plotë të ngjarjes që tronditi mbrëmjen e së martës banorët e qytetit bregdetar. Pas kryerjes së hetimeve, blutë pohuan se krimi ka ndodhur gjatë një konflikti mes dy vëllezërve Konstandin dhe Kujtim Ekonomi si dhe dhëndrit të Konstandin­it, Jurgen Kurti. Mësohet se palët janë konfliktua­r me njëri- tjetrin për një tub aspirimi. Sipas hetuesve të çështjes, viktima i ka kërkuar 24- vjeçarit Kurti lekët e qirasë ( 13 mijë lekë të reja) për kalimin e tubit të aspirimit të picerisë në pronësi të këtij të fundit përmes dyqanit të tij. Po të njëjtat burime pohuan se 60- vjeçari është goditur me grushte nga vëllezërit Ekonomi. Ndërsa, i ka shpëtuar akuzës dhëndri i tyre Jurgen Kurti, i cili një vit më parë u hetua për vrasjen e babait të tij. Ndërkohë, policia e Durrësit ka deklaruar se nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën. 54vjeçari Konstandin Ekonomi dhe vëllai i tij 50vjeçar Kujtim Ekonomi kanë përfunduar në pranga, ndërsa akuzohen për veprat penale "Vrasje me dashje", kryer në bashkëpuni­m, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

HETIMI

Ngjarja e ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit ( në bulevardin "Epidam") ku humbi jetën Agim Arapi ka alarmuar policinë, e cila ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Pas verifikimi­t të pamjeve filmike dhe provave në vendngjarj­e, hetuesit e çështjes pohuan se krimi është kryer nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve Ekonomi, Jurgen Kurti, nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje. Sipas bluve, dy vëllezërit Ekonomi dhe Jurgen Kurti që u shoqërua mbrëmjen e së martës, i detyrohesh­in viktimës që t'i paguanin një shumë prej 13 mijë lekësh të reja për tubin e aspirimit. Mësohet se tubi i aspirimit të picerisë në pronësi të Jurgen Kurtit përshkon dyqanin ushqimor të Shpresa Arapit. Më herët palët kishin rënë dakord që tubi i aspirimit do të kalojë nëpërm- jet dyqanit të bashkëshor­tëve Arapi. Kjo kundrejt qirasë në shumën në fjalë, por që nuk ishte paguar nga Kurti në muajin mars dhe në prill. Viktima i ka kërkuar 24- vjeçarit paratë dhe në debat e sipër, kanë shkuar dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi. Këto dy të fundit e kanë futur 60- vjeçarin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, dhe më pas e kanë goditur atë me grushte. Gjatë kësaj kohe ( sipas policisë), Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor ( qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët). Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë. Pavarësish­t se Arapi është rrahur barbarisht në dyqa- nin e tij, ekspertiza ka dalë në konkluzion­in se ai ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën. Materialet procedural­e në lidhje me këtë ngjarje iu përcollën për hetime të mëtejshme prokuroris­ë së Durrësit.

 ??  ?? Viktima Agim Arapi
Viktima Agim Arapi
 ??  ?? Dyqani ku ndodhi ngjarja
Dyqani ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania