Gazeta Shqiptare

I shkaktuan shtetit dëm 200 mijë euro, në gjykatë dy ish- drejtorët e Tatimeve

Bashkëpunu­an në rimbursimi­n e 3 kompanive, në njërën s'ranë dakord

-

SHKODER - Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy ish- drejtuesit kryesorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të qytetit, Hysen Hysaj dhe Agron Ramadani, të akuzuar për "Shpërdorim detyre", gjatë procesit të rimbursimi­t të Tatimit mbi Vlerën ( TVSH) e Shtuar për 4 kompani private, me një dëm financiar ndaj shtetit që llogaritet në rreth 200 mijë euro. Rimbursimi i TVSH- së për këto kompani është realizuar në kundërshti­m me ligjin, pasi ato kanë përfituar edhe pse kishin në total një detyrim financiar rreth 300 mijë euro ndaj administra­tës doganore dhe tatimore. Kërkesa për gjykim është bërë edhe ndaj Vahide Idrizit, ish- inspektore e Tatimeve Shkodër. Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në vitin 2016, në vijim të një konflikti të brendshëm administra­tiv ndërmjet të pan- dehurit Hysen Hysaj, drejtor rajonal i Tatimeve, dhe Agron Ramadani, drejtor i Vlerësimit në atë institucio­n. Ndërmjet dy zyrtarëve të lartë kishte mosmarrëve­shje lidhur me rimbursimi­n e subjektit "Halaj" shpk, në vlerën rreth 11 milionë lekë të reja. Drejtori i Vlerësimit, Ramadani, nuk pranonte të rimbursont­e kompaninë "Halaj", pasi ishte në kundërshti­m me rregul- lat tatimore. Por drejtori rajonal, Hysaj, këmbëngult­e për realizimin e procedurës. Për këtë konflikt brenda institucio­nit, Ramadani njofton edhe Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, duke i vënë në dijeni gjithashtu se administra­tori i subjektit "Halaj" shpk ishte i afërm i drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër, dhe për këtë arsye Drejtoria e Vlerësimit duhej të realizonte pro- cedurat për rimbursimi­n e TVSH- së në favor të subjektit. Diskutimi mbi këtë çështje u zhvillua edhe në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, me urdhër të drejtoresh­ës së asaj kohe, Briseida Shehaj. Gjatë hetimit, Ramadani ka pretenduar se për këtë çështje është telefonuar edhe nga Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, nga telefoni i një zyrtari tjetër në DPT, ku i ka kërkuar që të miratojë procedurën sipas kërkesës së drejtorit rajonal. Prokuroria e ka pyetur në cilësinë e deklaruesi­t edhe ish- drejtoresh­ën e Përgjithsh­me. Gjithsesi, gjatë hetimit nuk u arrit të provohej pretendimi i të pandehurit Ramadani se ka pasur ndërhyrje nga drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve. Në vijim, ai nuk ka pranuar të nënshkruaj­ë procedurën dhe, për këtë arsye, nga ana e drejtorit rajonal ndaj tij është urdhëruar nisja e procedimit disiplinor, ndërkohë që kompania "Halaj" ka përfituar rimbursimi­n në vlerën rreth 11 milionë lekë të reja. Më pas u identifiku­an të paktën edhe 3 raste të tjera, në të cilat Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka rimbursuar TVSH- në në kundërshti­m me ligjin. Konkretish­t për kompanitë "Adelchi Shqipëri", "B & T Shoes" dhe "Calvcaturi­ficio Adelchi", ku veprimet antiligjor­e janë realizuar nga Hysaj dhe Ramadani. se. ni.

 ??  ?? Agron Ramadani
Agron Ramadani
 ??  ?? Hysen Hysaj
Hysen Hysaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania