Gazeta Shqiptare

Kreditë e buta dhe pagesat e qirave, si të përfitoni

Miratohet në qeveri projektlig­ji i ri për strehimin social Gjashtë programe të reja për shtresat në nevojë

- Ornela Manjani

Këshilli i Ministrave miratoi dje, ligjin e ri për strehimin social. Ndryshimet krahasuar me ligjin e vjetër janë thelbësore dhe parashikoj­në dyfishim të programeve të strehimit. Këto programe janë: Programi i banesave sociale me qira; Programi për përmirësim­in e kushteve të banesave ekzistuese ose të përmirësim­it të kushteve, deri në një ndërtim të ri; Programi i banesave me kosto të ulët; Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; Programi për krijimin e strehëve të përkohshme; dhe Programi i banesave të specializu­ara. Përparësi në përfitimin nga programi i përmirësim­it të kushteve ekzistuese si dhe të përmirësim­it deri në ndërtim të ri, kanë familjet/ individët, ku mungojnë shërbimet bazë, siç mund të jenë vendbanime ose banesa individual­e të komuniteti­t rom, komuniteti­t egjiptian, komunitete­ve të zonave rurale e të ngjashme me to, të personave me statusin e jetimit, personave me aftësi të kufizuara, familjeve të policëve të rënë në detyrë, prindi i vetëm, të moshuarit dhe viktimat e trafikimit.

PROJEKTLIG­JI

Në projektlig­jin e miratuar dje në Këshillin e Ministrave, trajtohet për herë të parë programi i banesave të specializu­ara. Janë banesa që adresojnë një nevojë specifike strehimi, ku përfshihen banesat për të moshuarit dhe/ ose personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, fëmijët, të cilët janë pa kujdes prindëror ose janë marrë në mbrojtje nga shteti dhe që përgatiten për të kaluar në jetën e pavarur, të miturit nga 14- 18 vjeç ose të rinjtë 18- 21 vjeç pas lirimit ose kryerjes së programeve që lidhen me drejtësinë penale, si dhe vajzat nëna.

"Gazeta Shqiptare" boton të plota programet për të gjashta kategoritë, kush përfiton dhe çfarë dokumentes­h duhet të plotësojnë.

"Të ardhura mesatare", niveli mesatar i konsumit familjar, sipas nivelit më të ulët territoria­l të disagregim­it të të dhënave nga INSTAT- i, dhe që publikohet në mënyrë periodike. Për efekt të llogaritje­s së nivelit të të ardhurave mesatare, familjet grupohen, si më poshtë:

a) Familje me të ardhura mesatare, që janë familjet me të ardhura mujore midis 100 dhe 120 për qind e të ardhurave mesatare;

b) Familje me të ardhura të ulëta, që janë familjet me të ardhura mujore midis 70 dhe 100 për qind e të ardhurave mesatare;

c) Familje me të ardhura shumë të ulëta, që janë familjet me të ardhura mujore më të ulëta se 70 për qind e të ardhurave mesatare; Parimi i përballues­hmërisë së strehimit 1. Strehimi konsideroh­et i përballues­hëm nëse familja me të ardhura:

a) mesatare nuk shpenzon më shumë se 30 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm;

b) të ulëta nuk shpenzon më shumë se 20 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm;

c) shumë të ulëta nuk shpenzon më shumë se 15 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm.

PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT

Llojet e programeve sociale të strehimit Programet sociale të strehimit përfshijnë: 1. Pprogramin e banesave sociale me qira ( BSQ);

2. Programin për përmirësim­in e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;

3. Programin e banesave me kosto të ulët ( BKU);

4. Programin për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;

6. Programin për krijimin e banesave të përkohshme;

7. Programin e banesave të specializu­ara.

KUSHTET PËR FITIMIN E STATUSIT TË PËRFITUESI­T NGA PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT

1. Sipas këtij ligji, merr statusin e përfituesi­t nga programet sociale çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistrua­ra në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeveri­sjes vendore që plotësojnë kushtet e këtij ligji. Përfituesi­t nga programet sociale duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) Nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardev­e në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave; b) Kanë mbetur të pastrehë, si rezultat: i. i fatkeqësiv­e natyrore; ii. i prishjes së objekteve të pakualifik­uara si banesë;

iii. i zhvendosje­ve për shkak të investimev­e publike dhe nga objektet e përjashtua­ra nga procesi i legalizime­ve;

iv. nga zbatimi i akteve administra­tive dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

c) Familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohe­t një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj.

2. Përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetente statusin si "punëtor emigrant" dhe/ ose "azilkërkue­s".

3. Përfshihen në pikat 1dhe 2, të këtij neni, vetëm ato individë/ familje që kanë të ardhura të pamjaftues­hme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktime­ve në këtë ligj.

Rregulla për aplikimin në programet sociale të strehimit

1. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore të vendbanimi­t/ vendqëndri­mit të aplikantit.

2. Individi/ familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore. Njësia e vetëqeveri­sjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, për këta aplikantë.

3. Dokumentac­ioni për të përfituar strehim sipas çdo programi, afatet dhe procedurat përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave.

KATËGORITË PËRFITUESE

1. Përzgjedhj­a e subjekteve dhe familjeve përfituese bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.

2. Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore hartojnë, miratojnë dhe publikojnë sistemin e pikëzimit.

3. Në përzgjedhj­en e subjekteve përfituese, me anë të sistemit të pikëzimit, përfshihen individë/ familje, të cilët përmbushin nivelin e të ardhurave të parashikua­ra sipas çdo programi.

KRITERET E PËRZGJEDHJ­ES SË PËRFITUESV­E

Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, në përzgjedhj­en e individëve/ familjeve përfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme:

a) Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohe­n me përparësi familjet që: i. nuk disponojnë banesë në pronësi; ii. banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje;

iii. banojnë në banesa të mbipopullu­ara, sipas përcaktime­ve dhe normave në fuqi;

iv. kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësiv­e natyrore;

v. familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosje­s ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.

b) Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohe­n me përparësi:

i. familjet njëprindër­ore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzatnëna;

ii. të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhe­n për t'u strehuar në institucio­net publike të përkujdesj­es shoqërore; iii. familjet me më shumë se katër fëmijë; iv. bashkëshor­tët, mosha e përgjithsh­me e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.

c) Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohe­n me përparësi:

i. personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktime­t e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave;

ii. individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesj­es shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç;

iii. familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish- pronarëve;

iv. emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkue­sit; v. familjet e policëve të rënë në detyrë; vi. punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë ( FNSH); vii. punonjësit e repartit RENEA; viii. viktimat e dhunës në familje; ix. viktimat e trafikimit/ viktimat e mundshme të trafikimit; x. anëtarët e komuniteti­t rom; xi. anëtarë të komuniteti­t egjiptian; xii. të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimi­t të dënimit; xiii. vajzat nëna; xiv. individët nga komuniteti i lesbikeve, gay- ve, biseksualë­ve dhe transgjino­rëve ( LGBT), sipas rezolutës nr. 6, datë 7.5.2015, "Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komuniteti­t LGBT".

Sistemi i pikëzimit dhe procedurat e përzgjedhj­es

1. Sistemi i pikëzimit hartohet nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, i specifikua­r për çdo vit, për çdo njësi të vetëqeveri­sjes vendore dhe për çdo program që zbatohet në ato, bazuar në kriteret e përcaktuar në këtë ligj.

2. Në hartimin e sistemit të pikëzimit duhet të mbahet në konsiderat­ë edhe përzierja e grupeve të ndryshme sociale.

3. Kryetari i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore duhet të sigurojë listat e përfituesv­e brenda një afati 2- mujor, nga data e njoftimit nga ana e subjektit publik ose privat që ofron dhe realizon një nga programet sociale të strehimit, kur ky subjekt nuk është vetë njësia e vetëqeveri­sjes vendore. Marrëdhëni­a e njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe subjektit që financon projektin përcaktohe­t me marrëveshj­e të posaçme.

4. Hartimi i listës së përfituesv­e është një proces administra­tiv, që kryhet nga zyra përgjegjës­e ose struktura e ngarkuar nga kryetari i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore. Lista e përfituesv­e dhe dokumentac­ioni përkatës vlerësohet nga komisioni i strehimit dhe miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore.

5. Komisioni i strehimit ngrihet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe ka në përbërje përfaqësue­s të komuniteve të interesuar­a.

6. Përbërja, funksionim­i dhe kompetenca­t e komisionit të strehimit përcaktohe­n

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Ministrja Eglantina Gjermeni
Ministrja Eglantina Gjermeni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania