Gazeta Shqiptare

Skrapar, zbulohet laboratori modern i drogës

Operacioni, arrestohen administra­torja Edlira Lame dhe shoferi Muhamet Kadiu. Nën hetim edhe tri gra Fabrika e çantave përdorej për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit

-

Prej dekadash, baronet më të rrezikshme të drogës në Kolumbi janë femrat, të cilat drejtojnë jo vetëm prodhimin, por edhe trafikimin e saj. Duket se iniciativa të tilla po marrin edhe shqiptaret, të cilat gjatë viteve të fundit janë përmendur shpesh në operacione­t antidrogë. Një iniciativë e tillë rezulton të jetë marrë edhe nga një sipërmarrë­se nga Skrapari, e cila fabrikën e saj të çantave ( fasoneri) e kishte kthyer në një laborator modern për kultivimin dhe të përpunimin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për 42- vjeçaren Edlira Lame, e cila dje përfundoi në pranga. Më herët në ambientet e fabrikës që administro­hej nga Lame prodhohesh­in edhe bimë medicinale, ndërsa kohët e fundit ajo e kishte kthyer fabrikën në një biznes më fitimprurë­s, siç është edhe prodhimi dhe përpunimi i kanabisit. Ndërkohë që 42- vjeçarja nuk punonte e vetme, pasi ajo ka bashkëpunu­ar me shoferin Muhamet Kadiu, i cili gjithashtu u arrestua. Mësohet se në furgonin e 49- vjçarit janë gjetur të njëjtat pajisje elektrike si brenda fabrikës, që dyshohet se përdoreshi­n për prodhimin e përpunimin e bimëve narkotike. Laboratori ku u gjet një sasi e konsiderue­shme kanabisi e tharë si dhe 2 mijë fidanë të mbjellë në vazo të mëdha u zbulua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mëngjesin e djeshëm në Skrapar. Burime zyrtare nga organi i akuzës bënë me dije se operacioni është kryer në bashkëpuni­m me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në një zonë të thellë ndërmjet Skraparit dhe Beratit, pranë HEC- it të Vlushës. Gjatë këtij operacioni u prangosën Edlira Lame e Muhamet Kadiu, ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj S. K. 47 vjeçe; Z. Xh., 45 vjeçe dhe A. Ç., 51 vjeçe, të tria banuese po në Skrapar. Mësohet se zbulimi i këtij laboratori është vazhdim i operacioni­t të dy javëve më parë në fshatin Lapan të Beratit, ku në një magazinë u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 1.2 tonë kanabis e futur në thasë.

LABORATORI I DROGËS

Nisur nga informacio­net e marra në rrugë operative, dy ditë më parë policia lokale ka ushtruar kontroll në një magazinë afër fabrikës që administro­hej nga Edlira Lame, por ajo ka rezultuar bosh. Ndërkaq, kontrollet kanë vijuar edhe ditën e djeshme, kësaj here në ambientet e biznesit së 42- vjeçares. Gjatë Policia e Sarandës ka sekuestrua­r dje 17 kg kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga dy persona si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Mësohet se janë arrestuar shtetasit: Agron Prenga, 26 vjeç dhe Mariglen Hysenaj, 24 vjeç, të dy banues në Sarandë dhe se po punohet për vënien në pranga të 29- vjeçarit K. L. dhe shtetasin grek A. E., 31 vjeç. Mësohet se sasia e drogës u është gjetur në makinë. Nga hetimet e kryera dyshohet se autorët kishin për qëllim të trafikonin lëndën narkotike drejt Greqisë.

kontrollit të ushtruar në ambientet e fabrikës ( fasoneri) ku prodhohesh­in çanta kartoni, verë dhe raki janë gjetur dhe sekuestrua­r 225 vazo me kanabis. Burimet e mësipërme sqaruan se në këtë fabrikë u gjetën: pajisje elektrike, të cilat dyshohet se përdoreshi­n për prodhim të bimëve narkotike; rreth 2 kg mbetje bimë narkotike kanabis sativa; 176000 lekë të rinj; 250 paund; 19900 dollarë si dhe 210 fishekë kalibër 7.62 mm. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ( furgon), në pronësi të Mu-

hamet Kadiut u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato, të cilët u gjetën në fabrikë. Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpuni­m me njëritjetr­in në ambientet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligj­shëm. Materialet i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Grupi i strukturua­r kriminal".

 ??  ?? 42- vjeçarja e arrestuar, Edlira Lame
42- vjeçarja e arrestuar, Edlira Lame
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania