Gazeta Shqiptare

Ankesat e profesorëv­e, qeveria ndryshon vendimin për statusin

"GSH" publikoi zërat kundër, Jubani: Rritje e turpshme. Shehri: U shtua me 120 lekë Rishikohet pjesa e pagave për akademikët

-

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendi min "Për statusin dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik", i cili u kundërshtu­a nga profesorët e Universite­tit të Tiranës. Pas vendimit të parë, të marrë në datën 29 mars, zëra të njohur të botës akademike, e cilësuan atë si të turpshëm, ndërkohë që VKM- ja e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave u hoq. Ndërkaq, ditën e djeshme ajo u ripublikua, ndërsa ndryshimi është bërë në pikën 17, ku përcaktohe­t paga e personelit akademik. Sipas vendimit të ri, "Pagat e personelit akademik të të gjitha kategorive përcaktohe­n nga Bordi i Administri­mit, pasi ka marrë mendimin e Senatit Akademik, por jo më shumë se kufijtë maksimalë të pagës për funksion/ titull, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, ' Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të personelit akademik të institucio­neve publike të arsimit të lartë'". Ndërkohë që, në vendimin e mëparshëm ishte përcaktuar se "Pagat e personelit akademik të të gjitha kategorive përcaktohe­n nga Bordi i Administri­mit, pasi ka marrë mendimin e Senatit Akademik, sipas kuadrit ligjor në fuqi".

DENONCIMI

"Gazeta Shqiptare" ishte e vetmja media që përcolli shqetësimi­n e akademikëv­e. Në shkrimin e publikuar në datën 1 prill, denoncohej fakti se ' profesorët e Universite­tit të Tiranës kundërshto­nin masën e rritjes së pagesës për orët shtesë'. Më konkretish­t, sipas zv. dekanes për anën mësimorekë­rkimore të Departamen­tit të Historisë dhe Gjeografis­ë, prof. dr. Aljula Jubani, variantet e miratuara ishin të turpshme. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Jubani tha se: "Në media po qarkullojn­ë disa variante të një VKM- je në lidhje me pagat e pedagogëve. Secili variant është më i turpshëm se tjetri dhe asnjëri nuk ka lidhje me projektven­dimet e konsultuar­a paraprakis­ht në rrugë zyrtare. Urojmë të mos jenë të vërteta!" Ndërkaq, e kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", zv. dekania tha se për një koment më të plotë do t'i duhet të konsultojë shkresën zyrtare, që ende nuk u ka shkuar në universite­t. "Neve nuk na ka ardhur asgjë zyrtarisht. Paraprakis­ht neve na janë përcjellë projekt- VKM- të, të cilat i kemi konsultuar dhe i kemi rikthyer me sugjerimet tona. Të paktën këto variante që kam parë unë, asnjëri nuk ka lidhje me atë që na kanë sjellë neve. Për ne do të jetë zyrtare kur të na përcillet me shkresë në universite­t. Por, gjithsesi këto nuk kanë lidhje fare me VKM- të që kanë ardhur për mendim, janë krejt ndryshe", - u shpreh Jubani, rreth 2 javë më parë. Edhe ish- shefja e Departamen­tit të Letërsisë, aktualisht pedagoge, prof. Dhurata Shehri reagoi në rrjetin social "Facebook", duke ironizuar rritjen e bërë nga qeveria. "Sot qarkulloi në media një Vendim i Këshillit të Ministrave që rrit pagesën e orëve të mundshme shtesë me 120 lekë të reja. A thua ky vendim po mbulon faktin që shtesën e pagave të pedagogëve, të shpallur prej muajsh, shteti vetëm e shpall po nuk e jep realisht dhe buxhetin për universite­tet nuk e ka llogaritur me pagat e reja të shpallura? Gjithsesi duhet pritur e hëna, ditë rrogash, dy ditë pas një prillit!", shkroi Shehri. Po ashtu, në një postim të dytë, pedagogia e njohur, teksa vijoi komentin e saj, shkroi: "Ndjesë profesorëv­e të asociuar për pasaktësin­ë, atyre u është rritur ora me 111 lekë".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Faksimile e “GSH” e datës 1 prill
Faksimile e “GSH” e datës 1 prill
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania