Gazeta Shqiptare

Master e doktoratur­ë, MAS ndryshon testet për njohjen e gjuhës së huaj

KRITERET/ Është kusht për të kandiduar, ja testet dhe nivelet që njihen nga ministria Udhëzimi i ri, rishikohet gjuha gjermane

-

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndryshuar testet e gjuhës së huaj, të cilët do të jenë të vlefshëm për të gjithë ata kandidatë që do të aplikojnë për studimet e nivelit master dhe doktoratur­ë. Sipas udhëzimit të firmosur nga ministrja Lindita Nikolla, më datë 10 prill, tabela e mëparshme është zëvendësua­r, ndërsa ndryshimi konsiston te testet e gjuhës gjermane, të cilët janë rishikuar. "Gazeta Shqiptare" publikon sot tabelën e re, të cilën e gjeni bashkëngji­tur shkrimit, sipas të cilës përcaktohe­n teste dhe nivelet përkatëse për gjuhën angleze, italiane, gjermane, spanjolle dhe franceze. Në vitin 2015 Ministria e Arsimit dhe Sportit përcaktoi nivelet dhe testet ndërkombët­are të 5 gjuhëve të huaja, ndërkohë që kandidatët, të cilët aplikojnë për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në institucio­net e arsimit të lartë janë të detyruar të kenë nivel të njohjes së njërës prej këtyre gjuhëve. Për pranimin në programet e studimit të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1. Ndërkohë që për pranimin në programin e studimeve të ciklit të tretë, kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, të nivelit C1.

UDHËZIMI I RI

Ky është ndryshimi i dytë i këtij udhëzimi, pas atij të tri javëve më parë, ku rishikohes­hin disa kritere të vlefshmëri­së së certifikat­ës. Sipas këtyre ndryshimev­e, "kandidati që aplikon për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucio­nin e Arsimit të Lartë duhet të ketë certifikim­e dhe rezultate të testimeve ndërkombët­are për nivelet e njohjes së gjuhëve, brenda afateve të vlefshmëri­së së certifikat­ave të lëshuara". Kjo do të thotë se ata persona, që synojnë të vazhdojnë këto studime, por iu ka "skaduar" vlefshmëri­a e certifikat­ës që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, do të duhet të rifuten në provim, në mënyrë që të rimarrin dokumentin e vlefshëm. Ky ndryshim duket se do të rritë kostot për të gjithë këta kandidatë, pasi do t'u duhet të paguajnë njohjen e gjuhës së huaj. Për shembull për gjuhën angleze, testi amerikan i TOEFL ka një kosto duke filluar nga 170 dollarë, të cilat duhet të paguhen nga kandidati. Ndërkohë që, sipas udhëzimit të deritanish­ëm këto certifikat­a kishin një vlefshmëri deri në 2 vite pas lëshimit të tyre. Më konkretish­t, në këtë udhëzim thu- hej: "Kandidati që aplikon për t'u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucio­nin e Arsimit të Lartë duhet të ketë certifikim­e dhe rezultate të testimeve ndërkombët­are për nivelet e njo- hjes së gjuhëve, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga momenti i lëshimit të tyre". Ajo që vlen të theksohet është fakti se këta kandidatë duhet të disponojnë dokumente të njohjes së gjuhës së huaj vetëm nga testet e certifikua­r nga MAS, ku në asnjë rast nuk bëjnë pjesë certifikat­at e lëshuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universite­tin e Tiranës. Në kohën e miratimit të udhëzimit, ky fakt u kundërshtu­a nga zyr- tarë të këtij fakulteti, por ministria u kundërpërg­jigj me argumentin se përcaktimi i testeve u bë "në mbështetje të Kuadrit të Referencav­e për Gjuhët të krijuar nga Këshilli i Europës ( 2001), Kuadrit të Përbashkët Euro- pian të Referencav­e për Gjuhët, si dhe në bashkëpuni­m me Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës të akredituar­a në Republikën e Shqipërisë".

 ??  ?? Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Arsimit dhe Sportit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania