Gazeta Shqiptare

Aktori: Filmat janë censuruar dhe janë sakatuar pjesët më të mira të roleve

Një rrëfim për Equusin e kritikat, kërkoj falje për filmat e propagandë­s "Kemi bërë edhe gjëra qesharake, i kemi tallur ballistët e priftërinj­të, është e turpshme"

- Fatmira Nikolli

Një rrëfim që nis me Martin Dysartin e shfaqjes "Eq uus", e cila rivjen në qershor në Teatrin Kombëtar, dhe shkon deri te debati për filmat e ishKinostu­dios. Timo Flloko, ndan në "GSH" historinë pas premierës së vënë në skenë nga regjisori Dino Mustafiç, ndalet te raporti me aktorët, roli, vështirësi­të si roli i tij më i mundimshëm që ka si mesazh lirinë, mandej rrëfehet për përkthimin e dramave, e rolet e tij në kinema. Në përgjigje të kritikave, Flloko thotë se "Nxitojnë kritikët, vijnë e shohin premierën, dhe thonë disa gjëra që, siç thonë anglezët, bëjnë për të qeshur edhe pulat", por shton se "Nuk kam ndonjë kontest për këtë gjë, të gjithë kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre, çdokush ka të drejtë të thotë më pëlqen, s'më pëlqen. Arti nuk gjykohet, çdo njeri është i lirë, në art shijet nuk diskutohen, dijet pastaj diskutohen. Është roli që më ka lodhur më shumë nga të gjitha rolet".

Sa u takon filmave, teksa thotë se ka filma që nuk kanë asgjë të keqe, aktori i njohur vëren se "jam fare i hapur, nuk kam asnjë dhimbje, absolutish­t asnjë dhimbje, dhe nuk e shoh fare në mënyrë emocionale nëse do të hiqen të gjithë filmat. Të mos e marrin si një faj të artistëve që kanë bërë filma që qenë pjesë e propagandë­s. Për këtë, edhe publiku duhet ta dijë, për atë ' faj' në sensin artistik, ne kërkojmë falje. Nëse kemi dhënë informacio­n jo të mirë". Më poshtë, intervista e plotë.

- Si u bë Timo Flloko Martin Dysart?

Është një histori në këtë mes. Siç janë artistët gjithnjë në dilemë, po kërkoja një vepër. Pas "Pamjes nga Ura" dhe "Shtrigave të Salemit", kërkoja një rol tjetër. Isha në dilemë sepse kisha lexuar shumë drama. Ndërkohë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, më kishte thënë "profesor, kur të duash e ke derën të hapur, zgjidh veprën, regjisorin dhe punojmë". Artur Lena, jep mësim në Universite­tin e Torontos, më ka çuar herë pas here pjesë nga autorë të ndryshëm. Më thotë, "Timo, konsideroj­e ' Equusin'". Unë veprën e njihja pasi kisha parë filmin me Richard Barton, film i suksesshëm i viteve 1970- 1980. Vera në atë kohë, ishte në Los Angeles. Vepra më ngacmoi, më intrigoi, thashë ky doktori është shumë interesant, një djalosh adoleshent që verbon gjashtë kuaj, një ngjarje e marrë nga rrëfim që dikush i kishte bërë Petter Shaferit e mbi të cilin ai ndërtoi gjithë veprën. Ai e merr si pretekst për të arritur te mendimi, që për lirinë gjithçka duhet sakrifikua­r. Tek e fundit, mesazhi më themelor i veprës është liria, sakrifica dhe mbi lirinë e individit e personalit­etit njerëzor nuk ka gjë më të shenjtë. Ia nisa Verës dhe Vera( Grabocka), e lexon rrufeshëm, dhe më kthen përgjigje. Më thotë që "është vepër interesant­e, por mendohu, mos u nxito". Siç e ka ajo gjithmonë, ajo është gjithmonë një frymëzuese.

- Pra, është ndryshe nga partnerja e Doktor Dysard?

( Qesh) Po, ndryshe nga Margaret në vepër. Ishte me risk të madh, çka ma thanë edhe miq e kolegë të mirë, më thanë "Timo, ki kujdes". Janë miq që unë u besoj. Ndërkohë, nisa një punë redaktoria­le vetë, sepse vetë përkthej e shkruaj, kërkoj gjithnjë gjuhën skenike. Artur Lena, është përkthyes shumë i mirë, por në ndonjë rast, ndonjë gjë në strukturë e në ndërtimin e monologëve, ndërhyra. Bëra një punë të kujdesshme dhe e ngjesha veprën. Më pas i thashë Çulit dhe nisa punën për kërkimin e regjisorit. Isha në fakt në kërkim të një regjisori të huaj. - Pse i huaj? I huaj sepse, për mendimin tim, ishte një vepër shumë e vështirë, mbase nga më të vështirat që kam lexuar ndonjëherë, dhe kjo ka qenë edhe dilema e madhe. Te "Pamje nga ura" e pata shumë të thjeshtë, rrëfehej historia e historia e tërheq publikun gjithsesi. Ndërsa këtu, historia është e ndërtuar në mënyrë digjitale. Mjeku ndërkohë është përkthyes, është psikiatër, është detektiv. Dino Mustafiç, si një imazhist shumë i mirë e solli të tillë- që është e për këtë u zgjodh nga unë, së bashku me Gjergj Prevazin, i cili kishte punuar herë të tjera me të, shkuam pamë një shfaqje në Maqedoni, një sukses me të cilin fitoi çmim në Kosovë. Njihem personalis­ht me të e ishte një regjisor me koncept vizual unik skenik, me mizanskenë, me gjithë komponentë­t. - Një regjisor bashkëkoho­r? Bashkëkoho­r, alternativ në një sens sa edhe klasik. Këtë ka bërë edhe në shfaqjen tonë ai. Megjithëse, ka pasur disa mendime. Sigurisht, veprat është mirë që të kenë debate, që ndonjë shtesë, jo ndonjë aktualizim, disa prurje- dikush nuk i ka pranuar, e një masë e madhe i pëlqejnë, siç është puna e Vettingut për shembull, e problemeve të mjekësisë, e dobësive të shoqërisë.

- Çdo vepër, punohet a aktualizoh­et kur vjen në teatër. Nga ana tjetër, sa humb gjuha e Shafferit nga këto ndërhyrje?

Është ngjarje që u vu në teatrin shqiptar kur nuk është vënë asnjëherë në Ballkan. Ka një mesazh që është kryesori, e nuk ka të bëjë fare me ndonjë risi, apo me një akt që bëri ai djalosh, që çmohet, studenti im Igli Zarka, për mënyrën si e bëri rolin- jo se bëri një gjë që ishte tabu, pra që doli i zhveshur si biri i natyrës.

U zgjodh ky regjisor për shkak të stilit të tij dhe aftësisë për të perceptuar të tërën, ai erdhi bëri audicione dhe zgjodhi ata që mendoi.

- A jeni ju i kënaqur me Martin Dysartin tuaj?

Aktori gjithmonë është kërkues ndaj vetes. Teatri është art i mundimshëm, nga më të mundimshmi­t. Aktori krijon mbi veten e tij dhe ka instrument veten. Përmes shpirtit, fizikut e emocioneve të tij, jep rolin. Ndryshe funksionon jashtë. Këtu nuk ndodh. Nxitojnë kritikët, vijnë e shohin premierën, dhe thonë disa gjëra që siç thonë anglezët bëjnë për të qeshur edhe pulat. Janë të papërgjegj­shëm. N d o n j ë h e r ë nuk janë edhe profesiona­lisht të përgatitur qoftë për të folur në tërësi për idetë, as çështje të caktuara profesiona­le: mbi regjinë, mbi mizanskenë­n, mbi lëvizjet, le pastaj të mos flasim për lojën e aktorit, që janë shumë të kufizuar dhe nuk dallojnë çfarë është profesiona­le e çfarë nuk është. Nuk kam ndonjë kontest për këtë gjë, të gjithë kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre, çdokush ka të drejtë të thotë më pëlqen, s'më pëlqen. Arti nuk gjykohet. Edhe unë si aktor nëse do më thuash "Timo, më pëlqeve", të them "faleminder­it". Edhe nëse më thua "Timo, nuk më pëlqeve", unë prapë të them "faleminder­it". Çdo njeri është i lirë, në art shijet nuk diskutohen - dijet pastaj diskutohen. Është roli që më ka lodhur më shumë nga të gjitha rolet. Nëse te Edi Karbone, madje edhe te Xhon Proktor, drama, historia, ndihmon sepse ka një ndërtim në vijimësi të dramacitet­it dhe të dramës së personazhi­t; ky- Martin Dysart, ky duhet ta ndjekë atë djaloshin si qeni lepurin, duhet të rendë pas tij, ta ndjekë me ritmin e tij e të mos humbasë në asnjë moment, në asnjë çast, për të prekur e kapur në kohë atë që është vibrante tek ai.

 ??  ?? Në foto: Timo Flloko me Luli Bitri në rol
Në foto: Timo Flloko me Luli Bitri në rol
 ??  ?? Në foto: Timo Flloko në rol
Në foto: Timo Flloko në rol

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania